Nuk do ta njohim Kosovën, thotë ambasadori i Greqisë në Serbi
Greqia nuk po ndryshon qëndrim dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Kështu u shpreh ambasadori i Greqisë në Beograd Giorgos Giakofotakis për median serbe, Tanjug.
“Gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd më 3 qershor, Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias përsëriti se qëndrimi i Greqisë mbetet i pandryshuar dhe se ajo nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës”, tha ambasadori.
Greqia, bashkë me Spanjën, Sllovakinë, Qipron dhe Rumaninë janë pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Një ndër arsyet kryesore pse Greqia nuk e njeh Kosovën është lidhja e ngushtë mes Kishës Ortodokse Greke me Kishën Ortodokse Serbe.
Pak kohë më parë patriarku grek u shpreh se Kosova është tokë e shenjtë serbe.
Këto cilësime mesjetare kishtare të thëna nga instanca e një shteti evropian e vë goxha në pikëpyetje seriozitetin e BE-së për të shtyrë para drejtësinë ndaj gjenocideve serbe në Ballkan.
Gjithashtu Greqia mbetet i vetmi shtet në evropë që nuk njeh te drejtën e asnjë minoriteti edhe pse shume shqiptarë, romunë e marokenë jetojnë e punojnë në atje.
Rruga Press