Kuriozitete

Noton nga Rusia në Japoni për të kërkuar azil politik

Një burrë rus ka notuar për 20 kilometra nga vendi i tij drejt Japonisë, për të kërkuar azil politik. Autoritetet japoneze nuk e kanë konfirmuar identitetin e personit në fjalë, por disa media lokale raportuan se bëhej fjalë për Vaas Feniks Nokard, një 38-vjeçar nga Izhvesk.

Ai po qëndronte në ishullin Kunashir, i cili është pjesë e Rusisë, ndërsa 20 kilometra larg ndodhet Hokaido, ishulli më verior i Japonisë, ku edhe Nokard mbërriti dy ditë më parë. Ai është arrestuar nga policia lokale dhe po merret në pyetje.

Lexo më shumë  SHBA-ja thotë se Rusia ka përdorur “agjentë kimikë” kundër trupave ukrainase

Sipas mediave ruse, Nokard ishte deportuar në vitin 2011 nga Japonia, për shkak se kishte shkelur rregullat e qëndrimit në vend. Gjithashtu ai ka një histori me falsifikim dokumentesh dhe më parë është deportuar nga Tajlanda dhe Indonezia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *