Bota

Norvegjia përgatitet për luftë

Ushtria e Norvegjisë do të forcojë sigurinë e vendit nga 1 nëntori, në përgjigje të luftës në Ukrainë, Kështu tha të hënën kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stoere.

“Kjo është situata më serioze e sigurisë në disa dekada”, tha Stoere në një konferencë shtypi, siç publikon Reuters.

“Nuk ka indikacione se Rusia po zgjeron luftën e saj në vende të tjera, por rritja e tensioneve na bën më të ekspozuar ndaj kërcënimeve, operacioneve të inteligjencës dhe fushatave të ndikimit”, tha kryeministri.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

“Unë nuk mendoj se njerëzit do të shohin ndryshime të mëdha në jetën e tyre të përditshme si rezultat i kësaj. Bëhet fjalë për aparatin tonë ushtarak, personelin dhe mënyrën e organizimit të aktivitetit të tyre”, shtoi kryeministri i Norvegjisë.

Eksportuesi më i madh i gazit natyror në BE

Me rrjedhën e luftës dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, Norvegjia është bërë eksportuesi më i madh i gazit natyror në Bashkimin Evropian, duke zënë rreth një të katërtën e të gjitha importeve të BE-së.

Lexo më shumë  Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Në fakt, qershorin e kaluar, Bashkimi Evropian dhe Norvegjia arritën një marrëveshje për të bashkëpunuar në rritjen e gazit që arrin në Evropë. Norvegjezët presin që shitjet e gazit në Evropë të rriten me 8%. Norvegjia, në këtë kuptim, është kthyer në një nga enklavat më të rëndësishme të situatës së re gjeopolitike që rrjedh nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *