Bota

Norvegjia ndihmon energjinë e Ukrainës me 400 milionë dollarë

Norvegjia ka njoftuar të hënën një paketë të re ndihme për Ukrainën.

Sipas ministrit të jashtëm të Norvegjisë, 400 milionë dollarë amerikanë do të shkojnë për nevojat e menjëhershme të energjisë dhe mbështetjen buxhetore.

Paketa e ndihmës u njoftua në Kiev, ku ministri i Jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide, po qëndron për një vizitë.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

“Bota tani është e preokupuar me shumë gjëra”, ka thënë Eide në një konferencë shtypi në Kiev së bashku me homologun e tij ukrainas. 

“Folëm për Venezuelën, folëm për Grenlandën, por çështja numër një çdo ditë dhe çdo natë për ne është lufta në Ukrainë”, ka shtuar ai.

Duke folur në konferencë, ,kryediplomati ukrainas, Andrii Sybiha ka thënë se ndihma e Norvegjisë është “në kohën e duhur” dhe “do të ndihmojë në forcimin e qëndrueshmërisë së shtetit dhe shoqërisë sonë”.

Lexo më shumë  Protestat kundër regjimit të Ajatollahut dhe përgjigjja me dhunë/ Kallas: BE gati për sanksione të reja ndaj Iranit pas shtypjes së protestave

Sistemi energjetik i Ukrainës ndodhet në vështirësi të mëdha për shkak se është vazhdimisht cak i sulmeve nga forcat ruse, sidomos gjatë dimrit. 

Rruga Press

YouTube player