Norvegjia furnizuesi kryesor i gazit që pas pushtimit rus/ Bie çmimi i gazit në Evropë
Çmimi i gazit natyror në Evropë u ul nën 50 euro për herë të parë në një vit e gjysmë, sipas raporteve të fundit.
Çmimi i gazit standart në Dutch TTF ra në 48.775 euro për litër, i njëjti nivel i fundit i raportuar në gusht të vitit 2021, por shumë më i ulët (pothuajse shtatë herë më i ulët) se çmimet e larta të gazit që ishin pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës një vit më parë.
Analisti i UniCredit, Edoardo Campenella, tha se “çmimet e gazit evropian kanë rënë për 50 përqind që nga nëntori i vitit të kaluar falë motit të nxehtë dhe konkurrencës me Kinën, kur në këtë shtet ishte ende në fuqi strategjia Zero-Covid.”
Kina hoqi kufizimet ndaj pandemisë së koronavirusit në dhjetorin e vitit të kaluar, por ende nuk i ka rritur kërkesat e saj për gaz.
Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, shtetet perëndimore u detyruan të furnizohen me gaz nga shtete të tjerë përveç Rusisë, që është një prodhues i madh i gazit.
Norvegjia është bërë furnizuesi kryesor i gazit për Evropën që nga ajo kohë.
Lufta në Ukrainë solli pasoja të rënda në ekonominë botërore, duke shkaktuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionit.
Rruga Press