Lajme

Noka: Protestat te Parlamenti do të jenë në vazhdimësi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ishte këtë mesditë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të folur për detajet e fundit pak orë para protestës së paralajmëruar nga opozita.

Flamur Noka tha se protestat nuk do të ndalen, ndërsa tha se do të vijojnë protestat para Parlamentit. Ai shtoi se tashmë e në vijim do të ketë dy Parlamente, ai brenda e deputetët, dhe ai jashtë me qytetarët.

“Situata ën të cilën zhvillohet ky revolucion është e imponuar nga sjellja e kryeministrit dhe organizatës së tij kriminale që quhet qeveri. Afera Rama-McGonigal nuk mund të kalojë, sepse është aferë korruptive për të goditur opozitën. Rama nuk mund të jetë më kryeministër i këtij vendi. E gjithë kjo është bërë vetëm për t’i shërbyer karriges së Edi Ramës. Janë 750 mijë opozitarë që nuk mund t’i nëpërkëmbë apo t’i shkelë Rama. E kemi sot protestën, do ta kemi ditën e enjte, pasi parlamenti është shndërruar në një fole ku krimi dhe korrupsioni janë bashkë.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Ky Parlament ose do t’i rikthehet legjitimitetit, ose Parlament duke zhdukur opozitën nuk do të ketë! Sot do të ketë dy Parlamente dhe do të ketë në vazhdim, një Parlament brenda dhe një Parlament jashtë, ai i qytetarëve. Edi Rama nuk mundet t’a kalojë këtë situatë”, tha Noka.

“Sot është tjetër skenar, por mesazhet janë dërguar”, tha Noka i pyetur nëse do të ndiqet i njëjti itinerar si ditën e shtunë.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *