Bota

Ekzēkutohet me vare ish-mercenari rus që braktisi luftën

Pamjet e ekzekutimit me vare të një ish-mercenar rus , i cili u largua nga grupi mercenar Wagner ndërsa luftonte në Ukrainë, u postuan sot, të hënën në Telegram. 

Konkretisht, pamjet, autenticiteti i të cilave nuk është vërtetuar, janë postuar në rrjetin Telegram të Zonës Gri të lidhur me Wagner.

Personi që u ekzekutua thotë se emri i tij është Dmitry Yakushenko , ai është 44 vjeç, ka lindur në Krime dhe ka lënë burgun përpara se të bashkohej me Wagner. 

Lexo më shumë  Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën! Gjenocidi serb ndaj më shumë 8 mijë burrave boshnjakë

“Po planifikoja të gjeja ndonjë vrimë, siç thonë të ikja, nuk është lufta ime”, thotë 44-vjeçari, duke shtuar se ka në plan të heqë dorë.

Sipas postimit në kanalin Grey Zone, 44-vjeçari u arrestua në qytetin ukrainas të Dnipro.

“Pas kësaj, ashtu si kolegu i tij, Yevgeny Nuchin, u sëmur me të njëjtën sëmundje që të bën të humbasësh në qytetet e Ukrainës…dhe më pas zgjohesh në një bodrum në gjyqin tënd të fundit”, thuhej në mbishkrimin e videos, duke kujtuar ekzekutimin me një vare të një tjetër mercenari në nëntor të 2022.

Lexo më shumë  ‘Freedom House’: Mosmarrëveshja e zgjatur me Kosovën, Serbia ka pësuar rënien më të madhe në procesin e demokratizimit

Në filmimin e titulluar “video gjyqi për tradhtinë”, Yakushenko mund të shihet me kokën e fiksuar pas një muri me tulla, ndërsa një figurë e paidentifikuar në kamuflazh qëndron pas tij duke mbajtur një vare .

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *