Opinion/Aktualitet

Noel Malcolm: A është Kosova Serbi? Pyesim një historian

“Kosova është Serbi”. “Pyesni cilindo historian”, shkruhej në parullat që valëviteshin nga protestues të zemëruar serbë ditën e diel në Bruksel. Kjo është mjaft joshëse për historianët: nuk na kërkohet shpesh që të gjykojmë. Megjithatë, jo çdo historian do të binte dakord, pasi ata nuk përdorin këtë lloj forme të së tashmes së përjetshme.

Për serbët, historia ka filluar në shek. VI, kur u vendosën në Ballkan. Zona e pushtetit të tyre ishte jashtë Kosovës, të cilën e pushtuan krejtësisht në fillim të shek. XIII. Prandaj, pretendimi se Kosova ishte “djepi” i serbëve nuk është i vërtetë.

Por është e vërtetë se ata e sunduan Kosovën për rreth 250 vjet, derisa e morën osmanët në mesin e shek. XV. Kishat dhe manastiret mbetën që nga ajo periudhë. Por nuk ka vazhdimësi ndërmjet shtetit serb të mesjetës dhe Serbisë së sotme më shumë se çka midis Perandorisë Bizantine dhe Greqisë.

Lexo më shumë  Konjufca diskuton me delegacionin çek për sigurinë e Kosovës dhe rajonit

Kosova ishte territor osman derisa u pushtua nga forcat serbe në vitin 1912. Serbët do të thoshin se u “çlirua”, por edhe sipas të dhënave të tyre, popullsia ortodokse serbe ishte më pak se 25%. Shumica e popullsisë ishte shqiptare, e cila nuk e mirëpriti sundimin serb. Prandaj, “pushtim” duket se është termi më i saktë.

Por ligjërisht, Kosova nuk u inkuadrua  në mbretërinë serbe në vitin 1912. Mbeti territor i pushtuar deri pak pas vitit 1918. Pastaj, më në fund u inkorporua, por jo në shtetin serb, por në atë jugosllav. Dhe me një ndërprerje të gjatë (Lufta e Dytë Botërore) mbeti pjesë e një farë shteti jugosllav deri në qershor të vitit 2006.

Deri në shkatërrimin e federatës së vjetër jugosllave nga Millosheviçi, Kosova kishte një status të dyfishtë. Njihej si pjesë e Serbisë, por njihej edhe si njësi e federatës. Në të gjitha mënyrat praktike, kuptimi i dytë mbizotëronte: Kosova kishte parlamentin dhe qeverinë e vet dhe përfaqësohej direkt në nivel federativ, bashkë me Serbinë. Në fakt, ishte një nga tetë njësitë e sistemit federal.

Lexo më shumë  Kurti u bën thirrje komuniteteve joshumicë të regjistrohen

Tani, pothuajse të gjitha njësitë e tjera janë bërë shtete të pavarura. Nga këndvështrimi historik, pavarësia e Kosovës veç e kompletoi atë proces. Prandaj, Kosova është bërë një shtet ish-jugosllav, siç do t’u thoshte çdo historian.

*Noel Malcolm është autori i librit “Kosova: një histori e shkurtër”.

The Guardian, botuar në vitin 2008

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *