Bota

Njohja e dy rajoneve të pavarura nga Rusia, vjen reagimi i fortë i SHBA-ve

Pas një vale reagimesh ndërkombëtare që dënojnë veprimin e Rusisë për të njohur pavarësinë e dy rajoneve Lindore në Ukrainë, kanë ardhur edhe veprimet e para konkrete.

Presidenti i SHBA Joe Biden do të ndalojë “investimet e reja, tregtinë dhe financimin nga personat amerikanë, nga ose në” dy rajonet e shkëputura nga Kievi dhe të njohura tashmë zyrtarisht si të pavarura vetëm nga Moska.

Lexo më shumë  Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron ShBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Urdhri do të “sigurojë gjithashtu autoritet për të vendosur sanksione ndaj çdo personi që merr vendim të operojë në ato zona të Ukrainës”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Gjatë gjithë tensioneve, SHBA e ka kërcënuar Rusinë me një përgjigje të fortë ekonomike,
Senati ka punuar për sanksionet më të forta nëse Rusia pushton Ukrainën.

Lexo më shumë  Një kompani në Beograd e themeluar nga ish-këshilltari i Vuçiqit është gjetur në qendër të një skandali që po trondit Izraelin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *