Lajme

Njohësi i çështjeve të sigurisë: Lajmi për planin e Serbisë ndaj Kurtit është alarmant, por asgjë e re…ata vrànè kryeministrin e tyre

Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka reaguar pas lajmeve për planin e Serbisë për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Musliu në një postim në X shkruan se lajmi për planin e Serbisë për vrasjen e Kurtit është alarmant.

Lexo më shumë  BE-ja përgëzon miratimin e Planit të Rritjes nga Kuvendi: Kosovës i hapet rruga që të përfitojë 882 milionë euro

“Lajmi për tentativën për të vrarë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nga Serbia është alarmant. Por, asgjë e re, kur kemi parasysh se ata vranë kryeministrin e tyre, Gjingjiqin dhe politikanë të tjerë, si Stamboliq etj”, shkruan Musliu.

Ndryshe, ish-kryeministri i Serbisë dhe ish-kryetari i Beogradit, Zoran Gjingjiq është vrarë më 12 mars të viti 2003 në Beograd.

Lexo më shumë  Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani priti në takim ish-ministrin Fërçkoski që dikur kërcënonte me spastrim etnik se "shqiptarët do të përfundojnë në Adriatik e do të notojnë për në Itali"

Rruga Press

YouTube player