Lajme

Njihet ndryshe si “Kobra”, kush është pronari i lokalit që dyshohet se vrau 31 vjeçarin nga Kukësi

Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së Rufgen Shehu në lokalin “Kobra City” në Prizren. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes të rinjve kuksianë dhe disa personave nga Kosova por konflikti është përshkallëzuar me përdorimin e armës.

Mësohet se ka qenë Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe dhe si “Kobra”, i cili ka qëlluar ndaj të rinjve, duke plagosur dy prej tyre. Visar Cengo ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Kukësit ndërsa i plagosur ka mbetur Rufgen Shehu, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Shehu ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit. Pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e Kukësit, i plagosuri është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Kush është autori

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Lëndime të rënda e të lehta trupore, armëmbajtje pa leje, kanosje, dëmtim të pasurisë së huaj, janë disa nga veprat penale, për të cilat Dibran Hoxhaj apo i njohur ndryshe me pseudonimin “Kobra”, është dënuar plot 16 herë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *