Lajme

Njësi e zyrtarë policorë dekorohen me Medaljen Presidenciale për Siguri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale për Siguri, njësi e zyrtarë policorë, për kontributin e tyre në vitin 2022.

Ajo, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar policët në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Bërnjak dhe në kampin “Belvedere”.

“Së bashku me Ministrin Sveçla, i falënderuam për shërbimin e tyre ndaj vendit, në mbrojtje të sovranitetit tonë e për siguri të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Si shenjë të këtij vlerësimi, kam dekoruar njësi e zyrtarë policor me Medaljen Presidenciale për Siguri. Po ashtu, të gjithë pjesëtarëve të policisë u uruam Vitin e Ri 2023 me dëshirën për shëndet për ata e familjet e tyre si dhe për suksese të mëtejme për Republikën tonë”, ka shkruar Osmani në një njoftim në Facebook në ditën e fundit të vitit 2022.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Policët në zonën veriore në disa raste sivjet janë përballur me tensione. Veriu edhe në fundvit ishte bllokuar nga serbë që nëpërmjet barrikadave në rrugët kryesore bllokuan për qarkullim rrugët në drejtim të pikave kufitare. Nga fillimi i dhjetorit deri në javën e fundit pati bllokada, pas arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq. Pas lirimit të tij në arrest shtëpiak, ato u hoqën dhe tashmë pikat kufitare janë të qarkullueshme.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *