Lajme

Njëri pyet sa material duhet për ta ngritur ndërtesën, shqiptari pyet sa dinamit nevojitet për ta rrënuar

Shkruan Bekim Qoku

E dini me siguri atë anektdotën me dy njerëz (njëri shqiptar) që ndalojnë para një godine gjigande e të mahnitshme, ku njëri vret mendjen se sa material është dashur për ta ngritur këtë godinë, kurse shqiptari pyet se sa dinamit do të nevojitej për ta rrënuar atë.

Ka diçka të vërtetë në çdo mesele qyshse ajo qarkullon gjatë. Shqiptarët janë disi thanatosian sipas Freudit, e parapëlqejnë shkatërrimin para jetës, para libidos.

Lexo më shumë  Si e mbështeti projektin e Ajola Xoxës kompania e inceneratorit të Tiranës

Po s’ka si të kuptohet ndryshe prirja për të votuar forcën politike me kapacitetin më shkatërrues në MV, BDI-në, me përfaqësuesit e saj më malinj si Ramiz Merko në Strugë, Bejta në Gostivar, Teuta Arifi në Tetovë apo Blerim Bexheti në Saraj. Në gjuhën e Star Wars, këta janë ata shërbetorët tipik të Dark Side of the force.

Lexo më shumë  Shpopullimi në shifra: Shqipëria me 36 mijë më pak nxënës në dy vite

Ose po, ka ndonjë konspiracion në këtë mes. Them mos vallë shteti Gjerman ka gisht këtu dhe rri prapa kësaj maskarade, fincancon dhe favorizon BDI me qëllim për të përzënë të rinjtë nga vendi për të përfunduar pastaj si krah pune në Amerikën e Evropës, Gjermania e sotme. Kush e di.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *