Bota

Njerëzit që u larguan nga Kievi për të shpëtuar, u vranë në fshatin “më të sigurt”

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se persona që u larguan nga Kievi për të qenë të sigurt, tani janë vrarë në fshatin Marhalivka.

Një burrë, shkroi ministria, humbi tërë familjen 11 anëtarëshe pasi një raketa goditi shtëpinë ku qëndronin.

“Ky burrë dhe familja e tij u larguan nga Kievi për të qenë të sigurt. Raketa goditi shtëpinë e tij, aty ishin 12 persona: fëmijë (dy nipa dhe dy mbesa), gruaja, vajza, motra…”, shkroi ministria.

Lexo më shumë  "Turistët snajperistë" dhe “çetnikët e fundjavës” - kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?

Shton se: “Vetëm ai dhe macja shpëtuan”.

Lufta në Ukrainë po vazhdon prej 24 shkurtit, teksa edhe thirrja që të ndalohen fluturimet mbi Ukrainë po vazhdojnë. Megjithatë, NATO-ja ka refuzuar thirrjet e tilla pasi ka frikën se mund të përfshihet në konflikt dhe që mund të çojë në luftë më të madhe.

Rruga Press

Lexo më shumë  Njëzet shtete federale amerikane ngrene padi ndaj Trumpit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *