Lajme

Kurti për Guardian: Rusia po kërkon konflikte të reja në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për medium britanik “Guardian” ka deklaruar se Rusia nuk dëshiron të kthehet në paqe por tani është duke kërkuar konflikte të reja në Ballkan nëpërmjet Serbisë. 

Kurti deklaron se konflikti në Ballkan i konvenon Rusisë e cila dëshiron që të shtojë presionin ndaj shteteve perëndimore.

“Kam frikë se sa më gjatë të zgjasë lufta në Ukrainë, aq më të mëdha janë shanset e përhapjes në Ballkanin Perëndimor. Sepse është në interesin e Federatës Ruse që të ketë terrene të reja beteje”, ka thënë Kurti.

Ai ka kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe nga aleanca ushtarake e NATO-së që të përshpejtojë procedurat për pranimin e Kosovës si anëtare në këto mekanizma.

Thotë se president i Rusisë, Vladimir Putin dëshiron që në Kosovë të shkojnë gjërat  keq ngase në këtë mënyrë ka një pretekst të sulmojë verbalisht NATO-në.

Lexo më shumë  Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 

Ka përmendur edhe pajisjet ushtarake të cilat Rusia i ka dhuruar Serbisë ku përfshihen edhe aeroplanët luftarak.

Kurse Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Rusia është duke përdorur Serbinë për të destabilizuar Evropën.

Ka akuzuar Serbinë se është i vetmi vend në rajon i cili nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë si dhe nuk ka dënuar pushtimin e territoreve ukrainase.

“Beogradi është i vetmi vend në Evropë me protesta pro Putinit, ku politikanët thonë se mbështesin agresionin. Ata janë i vetmi vend në Evropë që nuk e ka përafruar veten me sanksionet e BE-së. Krejt e kundërta ata kanë rritur numrin e fluturimeve nga Beogradi në Rusi”. ka thënë Osmani.

Ndërkaq president i Bosnjës nga radhët e komunitetit mysliman, Shefik Xhaferoviq ka deklaruar se vendi i tij është duke u cenuar nga ndërhyrjet e Federatës Ruse.

Lexo më shumë  Hoti: Serbia nuk po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

Ai ka thëne se anëtari serb i presidencës, Milorad Dodik ishte zotuar që të formonte shtetin e tij të pavarur duke i dhënë fund marrëveshjes paqësore të Dejtonit i cili ishte nënshkruar në vitin 1995.

“Dodik po përpiqet të përfitojë nga fakti që vëmendja e perëndimit është e përqendruar te Ukraina. Sjellja e tij inkurajohet nga Rusia e cila është e prirur të tregojë se mund të destabilizojë këtë pjesë. Kjo duhet të merret seriozisht”,

“Kjo çfarë po ndodh në Ukrainë është një ditë e zezë për Evropën dhe mbarë botën. Jemi dëshmitarë të diçkaje që është e tmerrshme. Ne pamë një tmerr të ngjashëm këtu në Bosnje-Hercegovinë në vitet 1990,” tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *