Bota

Njerëzit nuk shohin në kohë reale, zbulon studimi

Njerëzit shpesh akuzojnë njëri-tjetrin se jetojnë në të kaluarën, por del se të gjithë jetojnë me të kaluarën – të paktën 15 sekonda. Hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar se truri i njeriut shfaq imazhin e 15 sekondave në të kaluarën, në vend të përpjekjeve për ta përditësuar vizionin në kohë reale.

Sikur postimet në rrjetet sociale, truri në vazhdimësi ngarkon stimuj të rinj. Gjithsesi, për të ruajtur gjithçka që shohin sytë në çdo sekondë të ditës, studimi ka gjetur se truri na prezanton imazhe të 15 sekondave më herët.

Gjetjet kanë dhënë përmbajtje të asaj që shkencëtarët e quajnë “fusha e vazhdimësisë” së mendjes, një funksion i perceptimit ku truri bashkon atë që sytë shohin për të ofruar një ndjenjë stabiliteti. Pa të, autorët kanë thënë se bota do të dukej e paqartë në sytë e njerëzve.

“Nëse truri do të përditësohej në kohë reale, bota do të ishte një vend tërësisht në mjegull me luhatje të vazhdueshme në hije, dritë e lëkundje, dhe do të ndiheshim sikur kemi halucinacione gjatë gjithë kohës”, ka shpjeguar autori David Whitney, profesor i psikologjisë dhe neuroshkencës.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

“Truri është sikur makinë e kohës. Na dërgon gjithmonë prapa në kohë. Është sikur të kemi aplikacion që merr pamje çdo 15 sekonda për të krijuar përshtypje ashtu që të përballojmë jetën e përditshme”, ka deklaruar Mauro Manassi, një nga autorët.

Hulumtuesit e kanë studiuar efektin e udhëtimit në kohë nga truri duke marrë për bazë mekanizmat e “ndryshimit të verbërisë”. Kjo është kur njerëzit dështojnë të vënë re ndryshimet delikate që ndodhin me kalimin e kohës, sikur kur një program televiziv ndërron aktorin me një “kopje”. Ekipi ka rekrutuar rreth 100 njerëz për të parë një video që shfaqte ndryshimet e fytyrës së një njeriu me kalimin e moshës. Videoja zgjaste vetëm 30 sekonda dhe përfshiheshin vetëm sytë, vetullat, hunda, goja, mjekra dhe mollëzat – jo e gjithë koka apo flokët.

Kur pjesëmarrësit u pyetën për të identifikuar fytyrat që panë në video, grupi gjithmonë zgjidhte një imazh në mes të videos.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

“Mund të themi se truri jonë po zvarritet. Duhet shumë punë për të përditësuar në vazhdimësi imazhet, andaj ngel në të kaluarën sepse e kaluara është parashikuese e mirë e së ardhmes. Ne i riciklojmë informatat nga e kaluara sepse është më shpejt, më efikase dhe më pak punë”, ka thënë Whitney.

Ky “procesim i vonuar” në përgjithësi ka ndikim pozitiv se si njerëzit e shohin botën përreth tyre.

“Vonesa është e mirë për të parandaluar veten nga bombardimi i ndjenjave nga marrja e imazheve në jetën e përditshme, por edhe mund të rezultojë me pasoja jetë a vdekje kur duhen operime kirurgjike”, ka shpjeguar Manassi. “Për shembull, kirurgët duhet të jenë në gjendje të shohin gjithçka në kohë reale; nëse truri i tyre është i bazuar në atë që e kanë parë para një minute – mund t’ia huqin”.

Pavarësisht çështjeve potenciale, Whitney ka thënë se efekti i perceptimit është vetëm shembull interesant se “çka do të thotë të jesh njeri”.

Rruga Press

YouTube player