BallinaBota

“Një zanë për Krishtlindje”, Koala e vetmuar strehohet në dritat dhe zbukurimet e pemës

Krishtlindjet dhe Viti i Ri po afrojn dhe në çdo familje pema nuk mungon. Çdo vit njerëzit përpiqen që të sjellin ndryshime në pemën e tyre, ndonjëherë shtojnë më shumë dirta, xhingëla  dhe ndonjëherë tjetër shirita dhe zbukurime të argjendëta.

Mirëpo, kjo grua australiane kur ka shkuar në shtëpinë e saj ka gjetur një zbukurim të pazakontë. Dhe e dini çfarë? Një koalë.

E befasuar nga vizitorja e pazakontë, Amanda McCormick, e cila jeton në Luginën e Coromandel afër Adelaide, Australinë e Jugut, telefonit organizatën lokale të të shpëtimit të koalës 1300Koalaz.

Lexo më shumë  Socialistët e BE-së i bëjnë thirrje EPP-së të shohë "fytyrën e vërtetë" të Melonit

Këtë mbrëmje operatori ynë i linjës së telefonit mori një telefonatë. Në fillim ajo mendoi se ishte viktimë e një shakaje. Por jo, një koala e dëshpëruar për të hyrë në shpirtin e saj ishte endur në shtëpinë e Amanda McCormick dhe vendosi që dëshironte të ishte zana në pemën e Krishtlindjes” – shkruan organizata në një postim në Facebook ditën e mërkurë.

Lexo më shumë  Moska ndryshon kufijtë në Balltik? Synon ujërat e Lituanisë e Finlandës: Përshkallëzim me NATO

Dee Hearne-Hellon, bashkëthemelues i 1300Koalaz, i tha CNN se nuk është e padëgjuar që koalët të hyjnë në shtëpi, por nuk është një dukuri e përditshme.

Qeveria australiane ka krijuar një fond prej 18 milionë dollarësh amerikanë për mbrojtjen e koalave në atë vend.

YouTube player