KryesoreLajme

Një vajzë nga Kosova në mesin e të plagosurve në shkollën në Finlandë

Një vajzë shqiptare nga Kosova është një nga dy të plagosurit në shkollën Viertola në Finlandë, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.

Në përgjigjen e kësaj ministrie thuhet se plagosjen e vajzës e kanë konfirmuar familjarët e të miturës. 

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova. Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase dhe me familjen e vajzës së plagosur dhe ka ofruar ndihmën e saj sipas udhëzimeve të pranuara nga MPJD-ja”, thuhet në përgjigjen e ministrisë. 

Lexo më shumë  Murati publikon të dhënat mbi mos rritjen e pensioneve, kur opozita ishte në pushtet

Nga ky sulm me armë, një 12-vjeçar ka vdekur, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda. 

Një fëmijë 12-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se i ka plagosur tre moshatarë të tjerë të tij në një shkollë në Finlandë të martën.

YouTube player