Lajme

Një tjetër qytet shqiptar do të ndryshojë emrin! Ja për kë bëhet fjalë

Sipas një sondazhi të kryer prej drejtuesve të bashkisë së Skraparit, qytetarët e kësaj treve, intelektualët dhe e gjithë diaspora skraparase në botë kërkon që toponimi sllav i qytetit Çorovodë (çjerrna voda – uji i zi), të zëvëndësohet me qyteti Skrapar.

Shumë shpejt nisma do të kalojë në këshillin bashkiak, mandej në formën e një projektligji për tu shqyrtuar në komisionet parlamentare.

Lexo më shumë  Dënohet me 10 vjet burgim Millorad Gjokoviq për krime lufte në rajonin e Pejës

Parlamenti i ri do të ketë mundësinë dhe kënaqësinë e votimit të këtij projektligji historik për ndryshimin e emërtimit të njësisë vendore.

Pas nismës për ndryshimin e emrit të ish bashkisë Ura Vajgurore në bashkia Dimal, tashmë Skrapari është nisma e radhës.

Kjo nismë do të udhëhiqet prej kryetarit të bashkisë Skrapar, Adriatik Mema, dhe një grup gazetarësh të zonës.

Lexo më shumë  Mes protestave në Tiranë, Parlamenti njofton se do të mblidhet të enjten

Bashkia Skrapar ndër të tjera sëbashku me stafin e tij kanë si synim inplementimin e disa projekteve afatgjatë në këtë bashki, ku ndër më interesantet janë rijetësimi i qytetit ilir të Orgesës në fshatin Prishtë dhe të kalasë antike të Skraparit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *