Lajme

Një tjetër minator humb jetën, deklarata e sindikatës së minatorëve: Bulqiza sërish në zi

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një minatori ka ndodhur ditën e sotme në minierën e Bulqizës.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi Sazan Deda, 52 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë është shprehur edhe Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, ku nga organet shtetërore kërkohen hetime për aksidentin dhe përgjegjësit, si dhe kontrolle të rrepta në çdo minierë për kushtet e sigurisë në punë.

Në deklaratë u bëhet thirrje minatorëve që të organizohen sindikalisht për të drejtat e tyre, sepse raste të tillë e theksojnë edhe më shumë nevojën e organizimit për të siguruar kushtet e domosdoshme.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Serbia deshi të provokojë luftë në Banjskë, por kjo s’ndodhi

Më poshtë deklarata e plotë:

BULQIZA SËRISH NË ZI: NJË TJETËR MINATOR HUMBI JETËN NË GALERI

Dita e sotme ishte e zezë për Bulqizën dhe minatorët. Në mesditë u vra në thellësitë e një galerie minatori 52-vjeçar Sazan Deda. Aksidenti ka ndodhur në njërën prej galerive të vogla private, emri i së cilës nuk bëhet i ditur prej organeve shtetërore.

Tragjeditë për Bulqizën dhe bulqizakët nuk kanë të ndalur. Ato janë të pranishme në jetën tonë në çdo moment, si për t’na kujtuar vazhdimisht kushtet e rënda në të cilat punojmë.

Lexo më shumë  Arsyeja e vizitës së presidentit kinez në Beograd është shumë më e thellë: Xi Jinping do ta ftojë Serbinë të anëtarësohet në BRICS

U shprehim familjarëve të kolegut dhe shokut tonë Sazan Deda ngushëllimet për humbjen e rëndë. Kërkojmë nga organet shtetërore hetime për aksidentin dhe përgjegjësit për ndodhjen e tij, si dhe kontrolle të rrepta në çdo minierë për kushtet e sigurisë në punë.

Ju bëjmë thirrje të gjithë minatorëve që të organizohen sindikalisht për të drejtat e tyre. Raste të tillë e theksojnë edhe më shumë nevojën e organizimit për të siguruar kushtet e domosdoshme dhe, mbi të gjitha, jetën!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *