Bota

Një skandal plagjiature trondit qeverinë norvegjeze

Plagjiatura akademike ka prekur në zemër të politikës norvegjeze, duke rrëzuar një ministre qeveritare e duke lënë një tjetër të luftojë për karrierën e saj politike.

Ministrja për Hulumtim dhe Arsim të Lartë, Sandra Borch, ka dhënë dorëheqje javën e kaluar pasi një student në Oslo zbuloi se pjesë në tezën e masterit të saj, përfshirë gabime në drejtshkrim, ishin kopjuar pa iu dhënë atributet një autori tjetër.

Studenti 27-vjeçar, Kristoffer Rytterager, u interesua për punën e ministres pasi Borch e ngriti fuqishëm zërin për ndëshkimin e studentëve që bënin vetë-plagjiaturë.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

“Studentët po përjashtoheshin për vetë-plagjiaturë. U zemërova dhe mendova se ishte ide e mirë ta shikojnë punën e vet ministres”, ka thënë ai për AP-në.

Rytterager ka thënë se ai gjeti pjesë të tezës së masterit të Borchit që ishin të dyshimta dhe zbuloi se nuk ishin fjalët e saj të shkruara. Më pas, mediat i ndoqën postimet e Rytteragerit në X dhe i publikuan zbulimet e tij. Atë ditë të publikimit të skandalit, Borch dha dorëheqje.

“Kur shkrova tezën e masterit 10 vjet më parë, bëra një gabim të madh. Mora tekst nga të tjerë pa e cituar burimin”, ka thënë Borch.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Zbulimet për Borchin e kanë vënë historinë akademike të politikanëve të tjerë në mëdyshje dhe në fundjavë disa gazeta hodhën dyshime për punën e ministres së Shëndetësisë, Ingvild Kjerkol. Ajo fajësoi “gabimet e redaktimit” për ngjashmëritë midis punës së saj akademike dhe të autorëve të tjerë.

Zbulimet e kanë vënë nën presion kryeministrin Jonas Gahr Store. Ai ka thënë se e ka pranuar dorëheqjen e Borchit dhe se veprimet e saj nuk janë “në përputhje me besimin e nevojshëm për të qenë ministre”.

Rruga Press

YouTube player