Lajme

Një shtetas serb sulmon zyrtarët policorë, arrestohet në Jarinjë

Një person është arrestuar në Leposaviq , ku dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Një nga policët e përfshirë në incident ka marrë trajtim mjekësor për lëndime të lehta. I dyshuari, shtetas i Serbisë, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e policisë.

Lexo më shumë  Reflektim i Diellës: në Kosovë hedhin kripë në rrugë, në Shqipëri like

“PKK Jarinjë, Leposaviq / 02.10.2025 – 04:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që ai ka sulmuar zyrtarët policorë. Një zyrtar policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

YouTube player

Lexo më shumë  “Njeriu i dronëve”, Mehaj: FSK-ja e përgatitur për çdo skenar sigurie