Uncategorized

Një Sejdo Bajramoviq junior

Nga Feim Tahirsylaj

Kur Sllobodan Millosheviqi i hoqi me tanke Kosovës autonominë dhe i dëboi dhunshëm të gjithë shqiptarët nga puna dhe institucionet shtetërore, e pati gjetur një “shqiptar të ndershëm” për t’i ndihmuar që t’i shtyjë agjendat e tij fashiste kundër popullit shqiptar në ish-jugosllavi. Ai quhej Sejdo Bajramoviq dhe ishte një analfabet pa shkollë. Mbahej si shqiptar nga Kosova dhe i cili kinse përfaqësonte shqiptarët në kryesinë e federatës së atëhershme, pas shkarkimit të dhunshëm të Riza Sapunxhiut. Në fakt, pijaneci Bajramoviq ishte një marionetë e Millosheviqit, që ky e dërgoi atje të punonte për interesat e Serbisë dhe kundër Kosovës.

Në një takim, kroati Stipe Mesiq, na pati rrëfyer sesi Bajramoviqi votonte gjithnjë në interes të Serbisë në kryesinë e federatës, ku qe emëruar njëanshëm nga parlamenti serb.

Lexo më shumë  Deputeti i VV-së: E pamundur të dërgohej drafti i Lajçakut në Kushtetuese, ka shumë probleme

– “Pse ore Sejdo, e kishte pyetur një ditë Mesiqi, po e dëmton popullin tënd dhe Kosovën?”.

– “Sepse Millosheviqi me ka dhënë banesë në Beograd, s’kisha veç një kasolle dhe tash po jetoj më mirë se Tita” – i ishte përgjigjur Bajramoviqi, për të cilin thuhej se tërë pasurinë e kishte pirë në gotë të rakisë.

Kuislingu Sejdo Bajramoviq qe varrosur në Beograd, sikur Rrahman Morina dhe Esat Pashë Toptani.

Bajramoviqi duket nuk është i vetmi dhe i fundit që u shërbeu agjendave fashiste të Millosheviqit. Këtë rrugë të turpshme antikombëtare dhe qartasi kundër interesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës po e vazhdon me vrull njëfarë analfabeti tjetër me emrin Shqiprim Arifi, i cili edhe shqipen e flet me theks serbisht.

Lexo më shumë  Deputeti i VV-së: E pamundur të dërgohej drafti i Lajçakut në Kushtetuese, ka shumë probleme

Ky renegat, sot, me përkrahjen e dy këshilltarëve serb të Vuçiqit dhe Daçiqit, përmbysi vullnetin e votuesve shqiptarë në kuvendin komunal të Preshevës. Shtrohet pyetja për çfarë çmimi e shiti lëkurën? Për një banesë si Sejdoja apo më shumë se kaq.

Dje, Sejdo Bajramoviqi me Borisav Joviqin, dorën e djathtë të Millosheviqit.

Sot, Shqiprim Arifi me nongratën Vulin, dorën e djathtë të Vuçiqit dhe Putinit.

Tradhtia ka emër!

Rruga Press

YouTube player