Bota

Një roje sigurie britanike akuzohet për spiunazh në llogari të rusëve

Një britanik do të paraqitet në gjykatë i akuzuar në bazë të Aktit të Sekreteve Zyrtare pasi dyshohet se i ka transmetuar informacion shtetit rus.

David Ballantyne Smith, 57 vjeç, kishte jetuar në Gjermani dhe punonte në ambasadën britanike në Berlin.

Ai është akuzuar për nëntë vepra të datuara midis tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

Ballantyne Smith u ekstradua në Mbretërinë e Bashkuar sot pas arrestimit ga policia gjermane në gusht të vitit të kaluar.

Ndryshe, shumë diplomatë rusë po dëbohen prej shteteve evropiane dhe botërore pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *