Opinion/Aktualitet

Një qeveri e korruptuar në Shkup!

Nga Enver Robelli

Akuza të rënda nga gazeta e njohur gjermane

Sipas një artikulli të gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) qeveria e Maqedonisë së Veriut është e korruptuar. Këtë korrupsion kjo qeveri e mbulon duke u shtirur se është proeuropiane. Gazeta përmend si rast eklatant vjedhjen e ilaçeve onkologjike nga një kilinikë shtetërore në Shkup dhe shitjen e tyre në tregun e zi. Për të ndërtuar këtë skemë të vjedhjes thuhet se janë shpikur pacientë fiktivë. Kur ndodhi skandali, ministër i Shëndetësisë ishte një njeri i besueshëm i kryeministrit të atëhershëm Zoran Zaev. Para se të zbulohej skandali, Zaev dhe ministri i Shëndetësisë dhanë dorëheqje.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Qeveria formalisht socialdemokrate e Zaevit e mori pushtetin më 2017 me premtimin se do t’i japë fund korrupsionit. Pjesë e kësaj qeverie përherë ka qenë edhe BDI, e cila përfaqëson interesat e elektoratit të saj shqiptar. Ndërkohë, shkruan gazeta gjermane, në Maqedoninë e Veriut njerëzit thonë se korrupsioni i njërës palë (i qeverisë konservatore të Nikolla Gruevskit) është zëvendësuar me korrupsionin e qeverisë socialdemokrate.

Situata, sipas FAZ, nuk ka ndryshuar as nën kryeministrin e tanishëm Dimitar Kovaçevski. Në shtator parlamenti miratoi ndryshime ligjore që zbusin dënimet për keqpërdorim të posteve publike. Presidenti Stevo Pendarovski, i cili ka mundur t’i bllokojë këto ndryshime, u ngut t’i nënshkruajë ato. Ish-ministri i Jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov, i cili, sipas FAZ, nuk dyshohet të jetë i korruptuar, tha: “Nikolla Gruevski valonte flamurin maqedonas për të fshehur korrupsionin dhe kapjen e institucioneve shtetërore. Qeveria e tanishme po e valon flamurin europian për ta bërë të njëjtën gjë”.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Rruga Press

YouTube player