Një nxhinier shqiptar, si shkencëtar për çështje të qarkullimit rrugor në SHBA
Inxhinieri shqiptar Sofokli Cakalli në një konferencë në mbajtur nga Komiteti i Sigurisë Rrugore në Akademinë Kombëtare të Shkencave, Mjekësisë, dhe Inxhinierisë në SHBA, ka prezantuar dy projektet e tij të fundit.
Në një postim të bërë në rrjetin e tij social në “Facebook”, ai shprehet se ka paraqitur dy publikime në dy sesione të ndryshme për inovacionin në sigurinë rrugore, prezantim ky i bërë para shkencëtarëve të fushës:
“Për herë të parë këtë vit isha i ftuar si prezantues (speaker) nga Komiteti i Sigurisë Rrugore në Akademinë Kombetare të Shkencave, Mjekesisë, dhe Inxhinierisë në SHBA (National Academies of Sciences, Engineering, and Medicine). Pata privilegjin dhe përgjegjësinë të prezantoj dy publikimet e mia të fundit në dy sesione të ndryshme për inovacionin në sigurinë rrugore përpara shkencëtarëve të fushës, përfaqësuesve të industrisë private, kolegëve dhe sidomos familjes time ????.
Në një sesion të mbyllur të Komitetit Kombëtar të Sigurisë Rrugore, diskutuam dhe mbajtëm qëndrime historike për rrezikun që paraqesin makinat elektrike në të ardhmen e sigurisë rrugore. Në mbledhje, prezantuam studime dhe prova akoma të papublikuara por të drejtpërdrejta se si mbipesha dhe gjeometria e makinave elektrike, prania e të cilave po shtohet me ritme ekspotenciale dita ditës, janë të rrezikshme për infrastrukturen aktuale te sigurise rrugore dhe se koncepti i barrierave te sotme eshte qartesisht i pamjaftueshëm te përballoi përplasjen me makinat elektrike. Takimet dhe diskutimet me kompanite e makinave elektrike ishin pozitive, me fokus bashkëpunimin gjitheperfshires per te gjetur nje zgjidhje. Patjeter qe zhvillimi i teknologjise nuk mund te pengohet ose ndalet, por gjithmonë duhet te kete kosto të pranueshme nga të gjithë.
Rruga Press