Lajme

Një nga të arrestuarit në skemën e Taçit është djali i ish-gjyqtares së Tiranës, dha dorëheqjen pas problemeve me Vettingun

Dalin detaje të reja nga dosja e SPAK-ut kundër biznesmenit Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal.

Në skemë janë katër italianë dhe dy bashkëpunëtorë të Taçit.

Dy njerëzit e tij të besuar në skemën kriminale janë kunati Artur Balla dhe ish-shoqëruesi i tij, Bledar Lilo, të cilat janë arrestuar.

Lexo më shumë  Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia

Artur Balla, kunati i Rezart Taçit është djali i ish-gjyqtares së Tiranës Dhurata Balla.

Gjyqtarja e Tiranës, Dhurata Balla u dorëhoq pasi iu kërkuan shpjegime lidhur me gjetjet e hetimit administrativ. Për kete arsye, Komisoni vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit për Ballën dhe t’i ndalojë asaj rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vite.

Balla dhe Lilo drejtoheshin nga Taçi për të kryer transaksionet e mbi 18 mln eurove të katër italianëve në Shqipëri për t’i kaluar në shtete të tjera. Për cdo transaksion dy njerëzit e besuar të Taçit përfitonin shpërblimet. Ish-bosi i naftës vijon që të jetë në kërkim.

Lexo më shumë  Kurti uron Plenkoviqin: Kosova e vlerëson miqësinë me Kroacinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *