Lajme

Një nga dy duart e Putinit në rajon, Milorad Dodiku, dëshiron ta bllokojë heqjen e vizave për Kosovën, reagon Von Cramon

Pasi Kurti e ekspozoi hipokrizinë e Vuçiqit në Bruksel, bëhet i gjallë Dodiku për t’i dalë në ndihmë. Këta dy qenie me mendësi gjenocidale Brukseli po tenton t’i orientojë kah Perëndimi dhe vlerat e Bashkimit Evropian. Le t’i shohim teksa do dështojnë, por në ndërkohë s’duhet lejuar që Kosova të bëhet koncesion i kësaj dëshire fantashkencë.

Presidenti i entitetit Republika Srpska, Milorad Dodik, ka lënë të kuptohet se do të bllokojë ratifikimin e marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit, ku ndër të tjera është edhe udhëtimi me letërnjoftime mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.

Në kuadër të Procesit të Berlinit më 3 nëntor të vitit të kaluar u nënshkruan tri marrëveshje, ajo për lëvizje të lirë, për njohje të diplomave dhe të kualifikimeve.

Lexo më shumë  Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje për operacione evakuimi

Në Kuvendin e Kosovës janë ratifikuar marrëveshjet.

Por, në mediume boshnjake Dodik ka thënë se do të pengojë ratifikimin në Bosnjë-Hercegovinë.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“Procesi i Berlinit është aty për të ndihmuar njerëzit të lëvizin lirshëm, punojnë dhe bëjnë tregti në Ballkanin Perëndimor. Bllokimi i ratifikimit dhe ndalimi i qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë lirshëm është i papranueshëm. I bëjë thirrje Milorad Dodikut ta mbajë fjalën dhe ta ratifikojë marrëveshjen! Bllokada të tilla po pengojnë rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Von Cramon në Twitter..

E Dodik i është kundërpërgjigjur të enjten Von Cramonit.

Lexo më shumë  Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

“E nderuara Viola von Cramon, së pari BE-ja duhet t’i lejojë qytetarët e Kosovës e M. që të udhëtojnë lirshëm brenda kufijve të saj dhe pastaj t’i detyrojë tjerët të bëjnë këtë”, ka shkruar Dodik në Twitter.

Dodik ka thënë se “Prishtina duhet të zbatojë gjithçka që ka nënshkruar nën mbikëqyrjen e BE-së”.

“Siç e shoh unë, të gjithë do të mendojmë për këtë kur edhe serbët e mi gëzojnë të drejtat themelore në Kosovë e M. e kjo kur autoritetet e përkohshme në Prishtinë të zbatojnë gjithçka që kanë nënshkruar nën mbikëqyrjen e BE-së”, tha Dodik.

Dodik ka thënë se “Republika Srpska do të respektojë dhe mbështesë lirinë e lëvizjes, por nuk do të tolerojë fyerjet nga Prishtina”.

“Po, ne kemi thënë se do të respektojmë dhe mbështesim lirin e lëvizjes, që assesi nuk do të thotë se do të durojmë fyerjet që vazhdimisht i drejtohen Republika Srpskas nga autoritetet e përkohshme të Prishtinës”, tha Dodik.

Rrug Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *