Bota

“Një ndër gjetjet më të rëndësishme arkeologjike”/ Zbulohet një anije e lashtë romake e mbushur me qypa vere në ujërat e Siçilisë

Një anije antike romake që daton nga shekulli i dytë para Krishtit, është zbuluar në Detin Mesdhe pranë brigjeve të Palermos. Anija kishte mbetur në thellësinë 92 metra pranë ishullit ‘Isola delle Femmine’.

The Guadian raporton se robotët nënujorë kanë kapur pamje nga anija e fundosur romake, e cila ishte e mbushur me qypa vere të cilët datojnë prej shekullit të 2-të p.e.s. Zbulimi përshkruhet nga autoritetet si eventi më i rëndësishëm arkeologjik i viteve të fundit.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

“Deti Mesdhe vazhdon të na japë elementë të çmuar të rindërtimit të historisë sonë, të lidhur me tregtinë detare, me tipet e anijeve të lashta dhe transportin e kryer prej tyre”, tha drejtuesja e çështjeve detare për rajonin e Siçilisë, organizatore e ekspeditës.

Disa javë më parë arkeologët siçilianë zbuluan një tjetër rrënojë; një anije romake rreth 70 thellë në ujërat e ishullit Ustica. Edhe ajo anije mbante një ngarkesë qypash me verë nga shekulli  dytë p.e.s.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm boshnjak: Kjo lloj Serbie nuk meriton respektin, por përbuzjen tonë

Zbulimet hedhin dritë mbi aktivitetin tregtar të romakëve në detin Mesdhe, ku ata tregtonin erëza, verë, ullinj e produkte të tjera drejt Afrikës së Veriut, Spanjës, Francës e Lindjes së Mesme. Një anije thuajse e paprekur romake të shekullit të dytë u zbulua në 2013 në brigjet e Genoa, e cila përmbante rreth 50 qypa të çmuar, në rreth 50 metra thellësi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *