Lajme

Një muaj pas sulmit në Banjskë, LV: U zhveshën pretendimet e Serbisë, koha për sanksione

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video përmbledhëse të sulmit serb në Banjskë, një muaj pas vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

LV ka thënë se sulmi në Banjskë i zhveshi pretendimet e Serbisë mbi territorin e Kosovës, derisa ka shtuar se “tash është koha për sanksione”.

“Policia e Kosovës e kontrollon secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Menduan që vetëm mund të hyjnë dhe nuk i prekë askush në synimet e tyre terroriste… Shtetet që sponsorizojnë terrorizmin si Serbia mund të provojnë skenar të ngjashëm sërish, por përgjigja do të jetë edhe më vendimtare”, thuhet në videon e VV-së.

Lexo më shumë  Të hyrat tatimore në Kosovës shënojnë rritje 14%, ATK mbledh mbi 595 milionë euro

Përgjegjësinë për sulmin e kishte marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Qëndresa Qytetare kërkon auditim nga KLSH për 4 milionë eurot e koncertit të Kanye West