KryesoreLajme

Një muaj paraburgim Jevtiqit, i dyshuari për spiunazh

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim policit Bojan Jevtiq, për veprën penale të spiunazhit. 

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, mund t’i shmanget procedurës penale dhe se i njëjti do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, duke qenë se ai dyshohet për vepër penale të një rrezikshmërie shumë të lartë.

Lexo më shumë  Deputetja e VV-së për postin e presidentit/es: Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së

Gjykata po ashtu vlerësoi se nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe mund të përsërisë veprën e njëjtë penale ose mund të kryejë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda, thuhet në njoftimin e gjykatës. 

YouTube player

Lexo më shumë  'Aksi nacional Librazhd-Prrenjas,e izoluar prej 11 ditësh', gazetarja: Rruga e bllokuar i detyron të sëmurë e të moshuar të ecin në këmbë