KryesoreLajme

Inspektorati Policor i Kosovës hap zyra të reja në Mitrovicën e Veriut

Inspektorati Policor i Kosovës ka hapur sot zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut. Përkatësisht zyra është hapur në lagjen e Boshnjakëve, në rrugën “Çlirimi” në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Si përmirësim të shërbimeve dhe forcim të besimit të qytetarëve në sundim të ligjit e kanë parë këtë hap, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj.

Lexo më shumë  Dita e 32-të e protestës/ Banorët e Divjakës në shesh kundër shkrirjes së bashkisë: Qeveria përgjigjet vetëm me statuse në Facebook

“Përgjatë viteve, IPK ka ofruar shërbime në Mitrovicën e Veriut që nga hapja e zyrës së parë në vitin 2015, e vendosur  deri dje në një objekt me qera në rrugën ‘Mbreti Peter’.

Zyrat e reja të IPK-së në Mitrovicën e Veriut do të funksionojnë në shërbim të qytetarëve nga e hëna deri të premten, nga ora 08:00 deri në orën 16:00”, thuhet në komunikatën për media.

Lexo më shumë  6 deputetët e LDK-së marrin mbështetjen e Grenellit, reagon ashpër Mekuli: Një bartës i dekoratës shtetërore serbe na del në krah të gjashtë deputetëve "diversantë"
YouTube player