Bota

“Një mijë nëna duhet të qajnë”/ Ministri izraelit kërcënon të ‘djegë’ të gjithë Libanin

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka bërë deklarata të forta pas vrasjes së katër ushtarëve izraelitë, duke kërkuar një përgjigje të ashpër kundër Libanit dhe duke nxitur reagime të shumta.

Në një postim në rrjetet sociale, Ben-Gvir deklaroi se i kishte thënë kryeministrit Benjamin Netanyahu se “për çdo lot të derdhur nga një nënë izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnë”.

Lexo më shumë  Stradner: Regjimi i Vuçiqit drejt zgjedhjeve, ndërsa Qeveria serbe merr pjesë në panel në Rusi

Ai shtoi se në Lindjen e Mesme “nuk fiton me përgjigje të matura dhe përmbajtje”, duke bërë thirrje për një ofensivë të plotë.

Në deklaratat e tij, ministri shkoi edhe më tej duke thënë se “i gjithë Libani duhet të digjet”, komente që vijnë në një kohë kur përshkallëzimi i dhunës mes Izraelit dhe Libanit ka shkaktuar viktima dhe tensione të reja në rajon. Sipas raportimeve, sulmet izraelite të ndërmarra pas incidentit kanë lënë të vrarë dhjetëra persona në territorin libanez.

Lexo më shumë  Trump: Rusia ka humbur kontrollin mbi industrinë e saj të naftës

Rruga Press

YouTube player