Lajme

Një mijë efektivë, furgonë policie dhe autobot me ujë, masat e marra për protestën para Kuvendit

Policia e Shtetit ka marrë masa duke qenë se Opozita do të zhvillojë një tjetër protesta para Kuvendit. Një mijë efektivë do të jenë në gatishmëri. Tek Ministria e Mbrojtjes janë pozicionuar dy furgonë të Policisë së Shtetit dhe një autobot me ujë.

Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës. Protesta bashkë me seancën plenare do të nisin në orën 10.00 të mëngjesit, por ende nuk dihet sesa do të zgjasë. S’dihet nëse Rama do të marrë pjesë në seancën e sotme, por Berisha u ka bërë thirrje protestuesve që ta pengojnë të futet në Parlament. Në protestë do të jet dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Lexo më shumë  Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *