KryesoreOpinion/Aktualitet

Një luftë që askush nuk e dëshiron – Kujt po i intereson hapja e Kutisë së Pandorës?

Serbia po dëshmohet po aq e vendosur sa edhe Rusia si fuqi bërthamore, e cila jo rrallë po vepron e kujdeshme në fushbetejat e saj në Ukrainë.


Nga Sadri Ramabaja

Dialogu para dështimit

Pas një beteje të ashpër politike të brendshme Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) më në fund, saktësisht më 2 shkurt  ia kanë dorëzuar Këshillit të BE-së një propozim për ta ndryshuar dhe plotësuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në bllok.
Ky propozim u dorëzua dy ditë më vonë se afati që e kishin dhënë vendet anëtare në takimin e 12 dhjetorit të vitit të shkuar, kur kishin kërkuar që para fundit të muajit janar të këtij viti Komisioni dhe EEAS ta dorëzonin propozimin. Kjo kërkesë për ndryshimin formal të kushteve në kapitullin 35 për Serbinë pason pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në një letër dërguar EEAS -së më 15 dhjetor, pra dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, duke precizuar në mënyrë taksative se Serbia  hedhë poshtë Marrëveshjen e Brukselit të 24 shkurtit 2023.
Letra në fjalë në fare pak rreshta e bën të qartë se Serbia nuk ka ndermënd t`i zbatojë disa prej pjesëve të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të arritur më 18 mars në Ohër. Si e tillë ajo është dokumenti I parë me shkrim që pa ekuivoke e bën të ditur se Beogradi e pohon hapur mospajtimin me zbatimin e disa prej neneve të ujdisë, me të cilën vetë presidenti Aleksandar Vucic ishte dakorduar.

Menjëherë pas publikimit të saj, për  Radion Evropa e Lirë pat dekklaruar një zyrtar i lartë i BE-së se “kjo nuk do të kalojë aq lehtë te vendet anëtare të BE-së”.
Të kujtojmë se në pikët e para të Marrëveshjes taksativisht kërkohet respektimi i integritetit territorial mes palëve, ndërkaq neni 4 i saj, parashikon që Serbia të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.
Në letrën e kryeministres serbe theksohet qartë se Beogradi nuk pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB apo në organizatat dhe agjencitë që ekzistojnë në kuadër të OKB-së, me cka bie ndesh me ujdinë e arritur mes palëve. Ndërkaq duke pohuar me forcë se “Serbia nuk njeh integritetin territorial” të Kosovës, de fakto  ajo e bën publik pretendimin e saj ndaj një pjese të Kosovës, duke promovuar kështu ligjin e luftës të pashpallur.
Me këtë letër eksperti Toby Vogel nga Këshilli për Politikë dhe Demokraci (DPC), mendon se tani, Serbia, de facto e ka çuar dialogun para dështimit. “Për një kohë të gjatë dialogu de facto dukej që nuk po funksiononte dhe po përdorej vetëm për menaxhimin e krizave. Por me këtë letër, Serbia e ka zyrtarizuar dështimin e dialogut”, u shpreh Vogel. [1]

Vuçiqi  në pritje të ndryshimeve gjeopolitike

Më 2 shkurt, para se t’i drejtohej kombit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kishte pritur diplomatët e Quintit. Sipas mediave opozitare serbe, çështja e aktit terrorist serb më 24 shtator2023 në Banjë [Albanik/Leposaviq] dhe zgjedhjet e 17 dhjetorit ishin kryetema për të cilat Vuçiqit i është dashur të përballet me diplomatët perendimor, por as edhe në brifingun me gazetar nuk kishte si t’i eskivonte.

Fill pas këtij takimi, Vuçiqi pati audiencën e rregullt tek ambasadori i Federatës Ruse, Aleksandar Bocan-Harčenka. Përveç raportimit të Vuçiqit për takimin e tij paraprak, si vasali para Perandorit,  ata tok kanë shestuar e koordinuar edhe veprimet pasuese subversive të Serbisë ndaj Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi, me objektiv të qartë: përshpejtimin e hapjes së frontit të dytë të luftës në Europë.

Vuçiqi në fund të fjalës në atë komunikim me media, nuk ngurroi ta pohoi publikisht se është në pritje të ndryshimeve gjeopolitike, për rikthimin e ëndërruar serb në Kosovë. [2]

Ai duket ende nuk e ka parasysh se, një aventurë e tillë, do të bënte që Serbia të kthehej në “amën e saj” – tek Pashallëku i Beogradit.

Me një qëndrim kaq vendimtar në kontekstin e situatës aktuale në lidhje me zhvillimet në rajon, kur një lagje e diplomatëve perednimor janë duke llogaritur dhe hezitojnë të dënojnë ashpër Serbinë, Federata Ruse po korr simpati në të gjithë “botën serbe” dhe më gjerë, natyrisht edhe për arsye të njohura historike dhe ideologjike.

Ballkani Perednimor sërish ndjehet i rrezikuar për shkak të vazhdimit të luftës hibride serbe e ruse tok. Cenzusi në Mlin e Zi I pasuar me deklaratën e tre kryetarëve të tri parlamenteve të entiteteve serbe [Serbi, Mali i Zi dhe Republika Serbe në Be H] më 16 nëntor 2023,[3] e mbi të gjitha akti terrorist i 24 shtatorit 2023 në veriun e Kosovës, janë maja e ajsbergut dhe prologu I luftës së pashmangshme.

Serbia do të synojë përsëritjen e aktit terrorist të tipit të Pandas që kishte organizuar në Pejë gjatë periudhës së luftës, duke vrarë gjashtë të rinjë serb, si parakusht, respektivisht alibi reale për intervenim ushtarak blic. Përqëndrimi i tri prej katër armatave të ushtrisë serbe rreth e përqark Kosovës, flet shumë për objektivin serb.

Ndërkohë për dallim nga Teherani, që kërcnon hapur duke paralajmruar se cilat baza amerikane i ka marrë në shënjestër, Beogradi vazhdon ta luaj rolin e viktimës! Në këtë rol ai pretendon t’i futet aventurës së re, duke rihapur frontin e ri të luftës në Europë. Por, nëse deri tashti ushtritë serbe kanë marshuar në pushtim të hapësirave shqiptare pa u përballur me ushtri të rregullta, kësaj radhe do të pritet nga ushtria e rregullt dhe gjithësesi do ta ketë edhe humbjen më të palogaritur në këtë epilog të rivalitetit shekullor.
Pavarësisht zërave alarmues për një luftë të re shqiptaro-serbe, ajo që mund të thuhet qartë është se, për këtë më së miri e din presidenti srb Aleksandër Vuçiq. Por, unë shpresoj se ai nuk do të jetë aq i çmendur sa të kaloj rubikonin dhe të fillojë këtë luftë. Një luftë, siç dihet, ai e ka humbur në përballje me UÇK-në dhe NATOn [1999]. Meqenëse ne si Republikë dhe si Komb jemi ndërkohë shumë herë më të fortë ngasa ishim atbotë, Serbia do ta humbiste një konfrontim të tillë.

Serbia ende nuk e ka të qartë se nuk do ta presin njësi guerile të vogla dhe të improvizuara me nxitim, e as kryengritës popullor si në Kumanovë, Merdar e Sfircë [1912]  a Kikë e Ush [1944], të krijuara si rezultat i veprimeve të kufizuara vullnetare kundër mësymjes serbe. 

FSK- ja dhe fill pas saj edhe Ushtria Shqiptare janë tani përgjegjëse për përballjen në vijën e parë të frontit, por një Komb i tërë pastaj do të rreshtohet në radhët e tyre të unisuara.

“Bota serbe” – çelësi për kontrollin e ish hapësirës së Jugosllavisë
Akti agresiv i Serbisë në Banjë [Albanik – veriun e Kosovës] me elmente të pastra të terrorit shtetëror [24 shtator 2023], që kishte të bënte me cenimin më të ashpër të sovranitetit të Republikës pas largimit të ushtrisë serbe nga Kosova [qershor 1999], pretendohej të ishte rubikoni që do të shenjonte kalimin nga lufta hibride tek ajo reale.

Hyrja e luftës në Ukrainë së shpejti në vitin e tretë të saj, mund të jetë një nxitje më shumë për ndërlidhjet e saj me zhvillimet e reja të pritshme në Ballkanin Perendimor, që nënkupton realisht gjasat për shpërthimin e frontit të dytë të luftës në Europë pikërisht në Kosovë.

Ashtu si nuk ka një fillim të përcaktuar qartë të Luftës së Ftohtë, nuk ka as dakordësi e kur përfundoi ajo. Megjithatë studjuesit janë dakord në një pikë: ajo përfundoi në vende të ndryshme në kohë të ndryshme. Por, në hapësirën post-sovjetike, nuk mbaroi kurrë. Ndërkaq kalimi nga Lufta e ftohtë në atë reale ishte rrjedhojë e natyrshme e proceseve politike.
Ky fakt katapultoi me pushtimin e Krimesë [2014].
Marrëveshjet paraprake mes dy superfuqive, sidomos dy prej tyre që konsideroheshin si qenësore:
e para, që ka të bëjë me çështjet bërthamore dhe e dyta, që ka të bëjë  me idenë për mosndryshimin real të rendit botëror, konsideroheshin si arritje me karakter gjeopolitik dobiprurës për që të dy palët. Bota tutje, sipas këtyre marrëveshjeve, do të duhej të mbetej bipolare.

Lexo më shumë  Dëmet materiale nga lufta në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro

Fillimi i luftës për pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, me idenë për vendosjen e një qeverie satelite në Kiev, përmbysi të gjitha marrëveshjet në fjalë dhe i dha fund këtij iluzioni. Ndërkaq insistimi për hapjen e frontit të dytë të saj në Ballkan ose Baltik, është një element i ri i Luftës së Ftohtë, respektivisht luftës hibride, me mundësi reale të shndërrimit të saj në luftë reale. Ky hap do të ishte gjithësesi vendimtar për zhvillimet aktuale në Europën Juglindore dhe përgjithësisht në hemisferën perednimore.

Ashtu si Rusia që e shikonte Komonuelthin e Shteteve të Pavarura si një formë të ruajtjes së kontrollit të saj mbi hapësirën post-sovjetike,[4] edhe Serbia duke ju rikthyer idesë së “Botës serbe”, respektivisht mundësive për ringjalljen e “Ballkanit të hapur”, i rikthehet gjakimit për kontrollin e ish hapësirës së Jugosllavisë, duke përjashtuar dy republikat veriore të saj – Slloveninë dhe Kroacinë, por duke ia shtuar kësaj krijese të re Shqipërinë politike.

Nëse përqëndrimi i të gjitha armëve bërthamore në duart e Rusisë ishte i lidhur me vizionin rus për ruajtjen e kontrollit mbi hapësirën sovjetike, armatimi enorm i Serbisë në dekadën e fundit, ka po të njejtin vizion – rikthimin e kontrollit dhe influencës në Europën Juglindore, duke i shtuar kësaj edhe idenë e krijimit të “Botës serbe”. Insistimi për mbajtjen gjallë dhe me çdo kusht të sistemit të organizimit parashtetëror në Kosovë [rati i krizës së shpifur të dinarit, e cili realisht ka zgjidhjen e vet optimale brenda koordinatave të Planit evropian të rritjes] flet qartë se Serbia është në kërkim të alibisë për të kaluar në skenarin e luftës reale. Shih për këtë, ekspertët ushtarak e konsiderojnë luftën si vazhdim i politikës hegjemone serbe, si diçka që po bëhet gjithnjë e më shumë e pashmangshme. Megjithëse ata harronë t’ia kujtojn Vuçiqit sentencën e komedianit Will Rogers se “hegjemonia nuk është ajo që ka qenë dhe nuk ka qenë kurrë.” [5]
Ky konstatim  i ekspertëve të sigurisë, duket të ketë për bazë “gjendjen shpirtërore dekadente”; ajo shpërfaq më shumë psikologjinë e elitës serbe sesa që flet për gjeopolitikën. Serbia nuk ia ka dalë ende të reflektojë politikisht për dëmet që u ka shkaktuar shqiptaërve gjatë më shumë se një shekull [prej vitit 1844 e këtej]. Nëse ajo ia ka arritur që për një shekull të ushtroj plot katër gjenocide mbi shqitarët dhe të aplikojë ekspansion territorial pas secilës luftë rajonale a botërore në dëm të shqiptaërve, tani ka ardhur koha që t’i friksohet më shumë rritjes së nacionalizmit populist brenda vendit, sesa etablimit të faktorit shqiptar në rajon.

Është me interes të theksohet se marrëveshjet e akorduara mes superfuqive në përmbyllje të Luftës së Ftohtë, nuk kishin të bënin me akordimin e SHBA-ve që tërheqja e armëve bërthamore nga shtetet e tjera të nënkuptonte pretendimin rus se ata shtete do ët duhej të kishin sovranitet të kufizuar. Në këtë kuadër konkluzioni se “marrëveshja për çështjen e armëve bërthamore dhe mosmarrëveshja për fatin e republikave e bëri hapësirën post-sovjetike një zonë pasigurie”,[6] duket se qëndron, po aq sa qëndron edhe konkluzioni se ndërhyrja e NATO-s për t’i dhënë fund gjenocidit serb dhe me këtë luftës në Kosovë [1999], përveç se bazohej në kapitullin e 7-të të Kartës së OKB-së, që kishte të bënte me anën humanitare – shpëtimin e një populli, ndërlidhet edhe me interesa të pastra gjeopolitike. Këto interesa të Perendimit kësaj radhe përputheshin plotësisht me interesat nacionale shqiptare. Fundja bombardimi i Serbisë, mund të cilësohet si sprovë në përballjen e madhe me Rusinë në Ukrainë njëzetë vite më vonë. 

Në këtë kuadër prezenca e NATO-s në Ballkanin Perednimor, sidomos në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, shndërrohet në faktor sigurie, por edhe stabiliteti dhe paqeje, përderisa ndodhë krejt e kundërta me hapësirat e ish Jugosllavisë, me theks Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, që tashmë trajtohen nga Moska si zona të interesit rus dhe me to po mirret Rusia.
Le të rikujtojmë se Neni 7 i Kartës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është një dispozitë e rëndësishme që mundëson Këshillin e Sigurimit të marrë masa të ndryshme për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Kjo dispozitë lejon Këshillin e Sigurimit për të vepruar në raste të veçanta kur ka rrezik të madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Dispozitat e Nenit 7 janë përdorur në disa raste të historisë, përfshirë luftën e Gjirit Persik në vitin 1991 dhe ndërhyrjet ushtarake në Bosnjë dhe Kosovë në vitet 1990-ta. Përdorimi i këtij neni është i lidhur ngushtë me qëllimet dhe principet e OKB-së për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, pavarësisht se nuk qe arritur të bëhet përmes Këshillit  të Sigurimit të OKB-së, ajo u bazua pikërisht në këtë nen të Kartës së OKB-së dhe i hapi rrugë rishikimit të zonave të interesit gjeopolitik.
Rikthimi i Serbisë tek ideja e “Botës serbe” në këtë kontekst të zhvillimeve gjeopolitike, mund të krijojë tensione të mëtejshme me NATO-n,  nëse kjo retorikë shkon përtej qëllimeve të diplomacisë dhe do ta vështirësonte gjithësesi dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe aleatëve të saj perëndimor. Vizita e Ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, në Beograd më 7 shkurt, me theks përplasja e tij në konferencën për media me presidentin serb Aleksander Vuçiq lidhur me armatimin e Kosovës,[7] e me kët aftësimi i saj për vetëmbrojtje, që de fakto është ledhi real që pengon aneksimin e veriut të Kosovës nga Serbia, flet qartë se rikthimi tek platforma e “Botës Serbe” do të ndikojë në politikën dhe marrëdhëniet e Serbisë me aleatët e saj ndërkombëtarë.

Antagonizmi gjeopolitik në veprim

Kosova është pa dyshim qartësisht në anën e Perëndimit dhe ka shprehur vazhdimisht solidaritetin e saj me Ukrainën. Për arsye humanitare dhe politike, Kosova që në fillim të luftës në Ukrainë ishte në anën e Ukrainës, pavarësisht se kjo e fundit ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe historikisht ka mbajtur marrëdhënie të mira me Serbinë.

Revolucioni demokratik i heshtur i 14 shkurtit 2021, që risolli në pushtet Qeverinë Kurti 2, i kishte krijuar mundësinë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që në përputhje me platformën politike të forcës politike që drejton – Lëvizjes Vetëvendosje, të paralajmërojë qartë se Qeveria e tij, në raport me Serbinë, do të zbatonte me përpikmëri parimin e reciprocitetit, rrjedhimisht edhe të ashtuquajturat “masa të reciprocitetit” që njeh ky parim  në marrdhëniet ndërkombëtare.

Le të rikujtojmë faktin se parim në marrëdhëniet ndërkombëtare është një koncept i rëndësishëm që përcakton qëndrimin dhe sjelljen e një shteti në bazë të trajtimit të njëjtë që ai merr nga shtetet e tjera. Në esencë, kur një shtet vepron ndaj një tjetri në një mënyrë të caktuar, pritet që ky shtet të trajtohet në një mënyrë të ngjashme në të njëjtën situatë ose në situata të ngjashme. Historia me targat dhe një varg raportesh me Serbinë janë dëshmi se Serbia duhet të detyrohet që ta respektojë parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet e saj me Kosoëvn.
Për më tepër, Kurti kishte proklamuar qartë në platformën qeverisëse se, autoriteti i Kosovës duhet të zbatohet në të gjithë hapësirën e Republikës, d.m.th. detyrat e shtetit sovran duhet të kryhen vetëm nga autoritetet e Kosovës, krejtësisht në përputhje me Kushtetutën dhe interesin nacional.
Kjo ndodhi gjatë kësaj legjislature qeverisëse me targat, me zgjedhjet serbe, me referendumin serb, me zgjedhjet për pushtetin lokal … e po vazhdon sot me largimin e dinarit nga qarkullimi si valutë zyrtare.
Prandaj konkluzioni se “Qeveria e Kosovës po përdor antagonizmin gjeopolitik në interes të pozicionit të saj ndaj Serbisë”,[8] nga studjues të huaj ka bazë reale. Ndërkaq reagimi i Brukselit dhe Uashingtonit, si në rastet pararendëse, e edhe tani me çështjen e dinarit, për opinionin shqiptar dhe jo vetëm atë, duket jo vetëm i paarsyeshëm, por edhe i pabazë. 
Ky qëndrim rrjedhmisht cilësohet kontravez sidomos tashti kur vërehen analogji në mohimin rus të shtetësisë së Ukrainës dhe qëndrimit serb ndaj Kosovës.
Kjo sjellje e një lagjeje të diplomacisë perendimore, duke insistuar tutje në krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pavarësisht se Serbia refuzon Marrëveshjen e Brukselit [24 shkurt 2023], krejt natyrshëm “nxit argumentin e palës kosovare se në një moment do të ketë një Republikë Serbe, një Donbas apo një Luhansk në territorin e saj. Për më tepër, nuk mund të përjashtohet që Rusia të vazhdojë ta lërë konfliktin të pazgjidhur duke bllokuar organet

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

ndërkombëtare.” [9]

Siç dihet tashmë, projekti për krijimin e parakushteve për ndarjen e Kosoëvs, respektivisht tentativës për aneksimin e veriut më 24 shtator 2024 si akt të kryer, ka një parahistori tragjike.
Krahas marshit të trupave të NATO-s fill pas përfundimit n e lufëts [qershor 1999], kur trupat serbe ishin detyruar të tërhiqeshin konform Marrëveshjes së Kumanovës [9 qershor 1999], Serbia e mbështetur nga trupat franceze të KFOR-it, që ishin dislokuar në veri, tetë muaj pas përfundimit të lufëts, do ta bëjë akt të kryer spastrimin etnik të veriut të Kosovës.
Gjatë orëve të kalimit të natës së 3 e 4 shkurt të vitit 2000, strukturat ushtarake dhe ato të shërbimit sekret serb, tok me kriminelët e të gjitha ngjyrave, do të kryenin njërën nga fushatat më kriminale në veriun e Kosovës , duke e bërë akt të kryer spastrimin etnik të Mitrovicës nga shqiptarët. Atë natë ata i vranë 10 shqiptarë dhe i plagosën 25 të tjerë, nëdrkaq përmes dhunës ndaj dhjetra të tjerëve mbollën terrorin psikologjik që do t’i shërbente projektit për spastrim të plotë etnik të veriut. Në ditët në vijim gjatë muajit shkurt, grupet kriminale serbe të mbështetura nga Beogradi, i dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 anëtarë.

Ngjashëm, siç kishin vepruar gjatë procesit kolonizues të Kosovës në vitet pas pushtimit të saj [1912 1941] , drejtuesit lokal, që në fakt ishin edhe drejtues të trupave paramilitare serbe, e që më vonë do të krijonin organizatat teroriste me emrat “Rojet e Urës”, “Brigada e Veriut”… do të uzurponin shtëpitë e shqiptarëve të dëbuar me dhunë, ku do të vendoseshin serbë madje edhe nga Bosnja, duke ua pamundësuar tutje deri tashti rikthimin e shqiptarëve në shtëpitë dhe tokat e tyre. Ky spastrim etnik i kryer para 24 viteve, e ndryshoi krejtësisht strukturën demografike të Mitrovicës dhe veriut në tërësi.
Sipas një raporti të Grupit Ndërkombëtar të Krizave të asaj kohe, para shkurtit të vitit 2000, në veri të Mitrovicës, 53% të njehsorëve të energjisë elektrike ishin nëpër amvisëri të shqiptarëve. Nëse marrim parasysh faktin se numri anëtarëve të failjeve shqitare, krahasuar me ato serbe, vazhdimisht ka qenë më i madh, kjo përqindje reflektohej në disa her më e madhe në përbërjen demografike.
Kërkesa që sot Mitrovica e veriut të shndërrohet në qendër administrative të Asociacionit Serb, prandaj shihet si një dublifikim i qëllimshëm i  Donbas-it a  Luhansk-ut, që fare lehtë do të mund të shërbente si alibi për aventurën serbe të radhës.

Përfundim

Në vazhdën e Luftës në Ukrainë, Serbia ia arriti të rimarrë një rol vendimtar në ish hapësirën e Jugosllavisë dhe më gjerë në Europën Juglindore, duke imponuar agjendat e saj për të luajtur në terrenin e ‘konflikteve të ngrira’ [siç pretendon ta kualifikojë rastin në Kosovë dhe Bosnjë] dhe për të kontrolluar rrjedhën e tyre.
Duke modernizuar ushtrinë e saj dhe duke vendosur 48 baza të armatës dhe xhandarmësisë së saj rreth e përqark Kosovës, gjithmonë duke pretenduar se vepron në vetmbrojtje [sic!] ajo është në gjendje gadishmërie në çdo kohë për marshim drejt Kosovës në emër të mbrojes së gjoja minoritetit serb, natyrisht edhe duke u thirrë në interesat e saj strategjike.
Vetëviktimizimi i Vuçiqit në fjalimin që ai pati në takimin e thirrur nga Serbia në Këshillin e Sigurimit të OKB -së më 8 shkurt, krahas përdorimit të statistikave të pavërteta dhe një malë gënjeshtrash të pështira, ishte plotësisht në funksion të krijimit të alibisë për aksionet pasuese terroriste me mundësi reale për përshkallëzim  të përballjes së re shqiptaro-serbe.

Në dritën e zhvillimeve gjeopolitike aktuale pala kosovare me të drejtë ndjehet e zhgënjyer për faktin se presioni perëndimor sërish po vazhdon të ushtrohet ndaj Prishtinës zyrtare, ndërkaq kundër Serbisë mungon, respektivisht ai është i mefshtë dhe për rrjedhojë nuk po jep efektin e dëshiruar. Kjo sjellje shpjen në kalendrat greke realizimin e Marrëveshjes së Brukselit, e cila do t’i mundësonte Kosovës të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare pa rezistencën serbe, duke i mundësuar Republikës së Kosovës të avancojë zhvillimin ekonomik e shoqëror si një anëtar i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare.

Presidenti serb ndërkohë, edhe në komunikim me media, nuk ngurron fare ta thotë publikisht se Serbia pret qastin e duhur historik, rrethanat gjeopolitike, duke potencuar pushtimin e Nagorni Karabahut nga Azerbajxhani si model, për rikthimin e ëndërruar serb në Kosovë.

Ai duket se nuk e ka parasysh  që, një aventurë e tillë, do të kishte kosto të paparashikueshme para së gjithash për Serbinë –  federalizimi i saj i brendshëm, do të ishte çmimi më I vogël për fundin e asaj aventure.

Në shqyrtimin e kujdeshëm të politikës së sigurisë në Europën Juglindore në përgjithësi e me theks në raportet shqiptaro-serbe, gjykoj se dinamikat e politikës së sigurisë vazhdon të karakterizohet kryesisht nga qasje neo-realiste. Ndërkaq  përforcimi I trupave të KFOR-it me njësi speciale dhe rikthimi i vëmendjes së NATO-s i shprehur me aktivitetet e saj në rajon, kanë detyruar Serbinë të aplikojë një mendim neoralist të politikës së sigurisë, pavarësisht se nuk pajtohet dot se po humbet gradualisht statusin e saj hegjemon në rajon.
Ballkani Perendimor tutje mbetet një rajon krize në të cilin interesat gjeopolitike dhe ato gjeoekonomike të fuqive të mëdha luajnë një rol të madh.
Në rrethanat aktuale, pavarësisht se përballjen e re shqiptaro-serbe nuk e dëshiron asnjëra nga palët konstruktive të qendrave vendimmarrërse perendimore, nga ekspertë të fushës, jo rrallë po cilësohet si e pashmangshme. Kujt po i intereson hapja e Kutisë së Pandorës?

_______________________
Fusnotat
1. https://www.youtube.com/watch?v=-gZ5zbqbMsI
2. https://www.sd.rs/vesti/info/vucicevo-obracanje-naciji-2024-02-02?fbclid=IwAR19MC_kYv09hNNKDJ3mHDwBK-KJLUZINTSEZrqqsXOUylDn3Nh3RqfK3ZU
3. https://www.ishgj.org/aktualiteti/unioni-i-shteteve-serbe/
4. https://www.iwm.at/publication/iwmpost-article/die-ukraine-der-kalte-krieg-und-der-krieg
5. https://www.project-syndicate.org/commentary/with-trump-american-decline-becomes-self-fulfilling-prophecy-by-joseph-s-nye-2024-02
6. https://www.iwm.at/publication/iwmpost-article/die-ukraine-der-kalte-krieg-und-der-krieg
7. Po aty.
8. https://www.evropaelire.org/a/gjermania-tensionet-kosove-serbi-/32809561.html
9. https://www.kas.de/de/laenderberichte/detail/-/content/kosovo-politische-und-gesellschaftliche-auswirkungen-ein-jahr-nach-beginn-des-russischen-angriffskri

YouTube player