KryesoreSpeciale

Një kujtim i rikthyer/ Musine Kokalari mbjellë e rrënjosë dashurinë për drejtësinë dhe lirinë tek brezat

Shkruan Mauro Geraci, Tetor, 2016; përktheu nga origjinali Hana Mitrovica

Protagoniste është shkrimtarja dhe poetja Musine Kokalari. 

“Jeta ime universitare” është autobiografia rinore e Musine Kokalarit, tashmë e njohur si shkrimtare dhe poete madhore shqiptare. 

Vepra qe shkruar gjatë studimeve në Sapienza, midis viteve 1937 dhe 1941.

Kjo është vepra e Musines që pau dritë në Itali rreth shtatëdhjetë vjet pas krijimit, e  sponsorizuar nga vetë Sapienza dhe nga arkivat e Romës. 

Si rezultat i një kërkimi të gjatë historik, arkivor dhe antropologjik të zhvilluar midis Romës dhe Tiranës, nga Simonetta Ceglie dhe Mauro Geraci, vëllimi përmban një përmbledhje voluminoze imazhesh e dokumentesh kryesisht të pabotuar, si dhe një ese origjinal të poetit Visar Zhiti.

E ngjizur në Romë gjatë periudhës së fashizmit, drejtpërdrejt në italisht, “Jeta ime universitare” dëshmon entuziazmin që në studimet universitare përbënin: “aspiratën më të madhe dhe më të re për një vajzë shqiptare” në këtë rast.

Kështu përdritësohet formimi kërkues i një ndërgjegjeje kritike e politike, sado e thyer në rrënjë nga dënimi e me vitet e gjata të burgimit dhe izolimit të detyruar. Musine Kokalari e rikthyer në Shqipëri në vitin ’42, u desh të kalonte një sërë epizodesh vuajtjesh deri në vitin ’83 kur ndërroi jetë. Ajo do të mbahet në mend edhe si organizatore e një projekti të artikuluar të demokracisë për lirinë  mbarëkombëtare, ide kjo të cilës ia kishte frikën regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Lexo më shumë  “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin për fjalimin në KS të OKB: Do të mbahet mend

Janë të shumta arsyet që e bëjnë këtë shkrim jashtëzakonisht të çmuar nga pikëpamja historike, letrare dhe etike. Ajo na shoqëron mes ëmbëlsisë dhe frikës, gëzimeve dhe pikëllimeve, miqësive dhe braktisjeve, ambicieve dhe sentimenteve. Si hutimet e studentit që i pëlqen përnjëherësh të humbasë dhe të gjendet në një ndër kryeqytetet e Botës. 

Të menduara si libër, kujtimet zbulojnë ndjeshmërinë njerëzore, poetike, antropologjike, për të cilën Musineja e re njihej tashmë në Shqipëri. Jo vetëm si gazetare, por edhe si autore e historive shumë të bukura të vendosura në botën popullore shqiptare, për të cilat ajo kishte njohuri të përsosura. Të tilla ambicje si psh. të provojë dorën e saj në një gjuhë dhe vend të huaj. “Një gjuhë – një gadishull” thuhej. Gjuhë e saj amnore, ama, kaloi nëpër një fat tjetërsoji nga momenti kur, midis viteve 1939 dhe 1942, Shqipëria ishte nën pushtimin e Italisë fashiste.

Prandaj, vepra e sipërpërmendur e Musinesë, është rezultat i këndvështrimeve të shumëfishtë dialektikë: e shqipes në raport me italishten; dëshmive kundrejt polemikave që dalin përmes dramave të vogla e të mëdha, të jetuara nga autorja dita-ditës. Medoemos në vitet kur ndiqte ligjeratat nga të cilat ajo frymëzohet me përshkrimin e mjediseve, raporteve, bashkëfajësive studentore dhe lëvizjen e saj vijimisht midis Romës dhe Tiranës. 

Lexo më shumë  Përfaqësuesi britanik në OKB: Jemi mbështetës të sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës       

Është pra një tekst diferencial që kultivon “vështrimin nga një distancë” e ëmbël, kujtesash melankolike.

Interesante janë ca mospërputhje narrative të vajzës shqiptare njëherit një muslimane që arrintë përballet me një botë romake, mashkullore, fashiste, të krishterë, në kundërthënie të jetuar me kureshtjen hollshëm vëzhguese me një introspeksion prej intelektualeje të regjur.

Së fundi, ka një vëmendje të vazhdueshme “pyetjet femërore” për të cilat  ‘Muza’ kishte qenë pseudonimi me të cilin kishte firmosur tashmë një varg traktatesh mëtimi. Kërkesa vërtet të guximshme për një vajzë të atyre kohërave kur denonconte problemet socialë të grave në Shqipërinë e viteve tridhjetë. 

Guximtare për kërkimin plot pasion të një rruge demokratike antagoniste ndaj çdo diktature, Musineja, e dënuar përjetë nga rrokjet e komunizmit shqiptar, mbetet një “vajzë uragani” që di ende të mbjellë e rrënjosë dashurinë për drejtësinë dhe lirinë tek brezat sot dhe të rinj në vijim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *