Lajme

Një kontingjent i ri turk i KFOR-it arrin në Kosovë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se të mërkurën ka mbërritur një kontingjent i ri i forcave turke.

Sipas komunikatës të KFOR-it për media thuhet se ky kontingjent do t’i zëvendësojë një njësi të trupave italiane të dislokuara më parë, si pjesë e Forcave Rezervë të caktuar për KFOR-in.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova po dëshmon qëndrueshmëri ekonomike, rritja arriti në 4.7 përqind

“Dislokimi i kontingjentit turk pasqyron përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar ofrimin e një mjedisi të sigurt për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Është gjithashtu një demonstrim tjetër konkret i angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Haxhiu prezanton projektplanin për agjendën parlamentare për çështje të grave dhe barazi gjinore

Rruga Press

YouTube player