Bota

Kandidati me rrënjë kroate pretendenti kryesor për president të Kilit

Lideri i së majtës në shtetin e Amerikës së Jugut, Kili, Gabriel Boriq, sipas sondazheve parazgjedhore pritet të bëhet president i këtij vendi.

Boriq, që babanë e ka me rrënjë kroate dhe nënën katalonjase, ka arritur të bashkojë të majtën në Kili dhe ka fituar besimin për të qenë kandidat për president.

Familja e Gabrielit nga ana e babait ka emigruar në Kili para 120 vjetësh. Ajo emigroi nga ishulli Ugljan, ku edhe sot jetojnë shumë të afërm me mbiemrin Boriq.

Lexo më shumë  Alarm në Letoni/ NATO rrëzon një dron që ‘pushtoi’ hapësirën ajrore, Finlanda kufizon trafikun ajror dhe detar

Partia “Të mbështesim dinjitetin”, kandidat i të cilës është Boriqi, është themeluar në janar të këtij viti.

Jeta politike e Boriqit nisi si një aktivist studentor dhe u shqua për organizime të protestave.

Me mjekër të gjatë dhe duke protestuar, Boriqi ngjan me liderin latino-amerikan Che Guevara.

Me të përfunduar studimet, Boriqi nisi karrierën politike. Pas dy mandateve si kongresist, ia doli të bëhet kandidat për president.

Lexo më shumë  Polonia zgjeron ushtrinë në mbi 220,000 personel për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Zgjedhjet nacionale për president të Kilit do të mbahen më 21 nëntor. Janë edhe tre kandidatë të tjerë në garë: republikani Jose Antonio Kast, demokratja Yasna Provoste dhe i pavaruri Sebastian Sichel.

President aktual i Kilit është Sebastian Pinera.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *