Kuriozitete

Një japonez bëhet personi më i vjetër që përshkoi i vetëm Oqeanin Paqësor

Një 83-vjeçar japonez u bë personi më i vjetër që ka përshkuar Oqeanin Paqësor i vetëm, pa u ndalur.

83-vjeçari Kenichi Horie kaloi Paqësorin në një udhëtim pa ndalesë, që zgjati më shumë se dy muaj.

Ai mbërriti në ngushticën Kii (Japonia perëndimore) me një varkë të vogël të shtunën, pasi ishte nisur nga qyteti i San Franciskos i Shteteve të Bashkuara më 27 mars.

Sipas organizatorëve të udhëtimit, kthimi i aventurierit japonez këtë fundjavë (4 qershor) e bëri atë personin më të vjetër në botë që ka kaluar me sukses Oqeanin Paqësor, i vetëm  dhe pa pushim.

Varka e tij me vela, e quajtur Suntory Mermaid III, ishte e pajisur me panele diellore.

“Jam gati të kaloj vijën e finishit,” shkroi Horie në blogun e tij të premten pas asaj që ai e quajti një betejë tre-ditore kundër rrymave të kryqëzuara në oqeanin më të madh dhe më të thellë të tokës.

Por kjo është vetëm arritja e fundit e detit nga Kenichi Horie.

Në vitin 1962, Horie kaloi Paqësorin në moshën 23 vjeçare, gjë që në atë kohë shkeli ligjin japonez që ndalonte lundruesit të largoheshin nga vendi dhe të hynin ilegalisht në SHBA.

“Isha vazhdimisht në ankth dhe stres se mos kapesha,” shkroi ai në një blog në prill, duke iu referuar udhëtimit të bërë gjashtë dekada më parë.

“Por këtë herë është ndryshe, kam marrë mesazhe nga shumë njerëz dhe kam mbështetjen e tyre përmes sistemeve të gjurmimit dhe radios”, tha ai.

Horie ka arritur shumë gjëra të tjera të jashtëzakonshme në det të hapur.

Ai përfundoi një udhëtim prej 7,500 kilometrash me një varkë me pedale në vitin 1993.

25 vjet më vonë, në vitin 2008, ai kaloi Paqësorin me një varkë të bërë nga materiali i ricikluar, me një mekanizëm që mbështetej në forcën lëvizëse të valëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *