Bota

Një gabim në ajër që rrezikon përshkallëzimin, avioni rus shumë afër hapësirës së NATO-s

Pamjet e rralla nga kabina e avionëve të NATO-s kanë zbuluar takimin jashtëzakonisht të afërt me avionët ushtarakë rusë mbi qiellin e Evropës, shkroi BBC të premten.

Ngjarjet e përditshme kanë shtuar tensionin mes Rusisë dhe NATO-s.

Marrëdhëniet janë përkeqësuar që kur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt dhe ekziston frika se një gabim në ajër mund të çojë në një përshkallëzim të rrezikshëm.

Lexo më shumë  OKB: Mbi 30 milionë persona do të bien në varfëri edhe nëse lufta në Iran përfundon nesër

NATO-ja ka hequr këtë video nga ato të klasifikuarat dhe thotë se ngjarje të tilla janë bërë të përditshme.

Një avion i panjohur ka fluturuar shumë afër hapësirës së NATO-s dhe avionët e aleancës kanë fluturuar duke ia ndërprerë rrugën për më afër.

Kolonel-lejtnanti i Forcave Ajrore të Çekisë, Michel Danek, ishte në avionin që filmoi atë rus dhe e ndaloi. Ai nuk mund t’i japë detajet, por tha se avioni që po afrohej nuk ishte i NATO-s.

Lexo më shumë  BE miraton kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Por, më pas, NATO-ja e konfirmoi se ishte avion rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *