Lajme

“Një ekip i MPB-së është rrugës për në Bullgari”

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave nga aksidenti i autobusit në Bullgari që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Më lejoni që në këto momente të vështira pikëllimi dhe dhimbjeje për mbarë vendin të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit e viktimave në aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari”, tha Spasovski duke shtuar se pas një bisede telefonike me homologun e tij bullgar Rashkov, një ekip i MPB-së është rrugës për në Bullgari dhe është në dispozicion për të ndihmuar dhe mbështetur kolegët bullgarë.

Lexo më shumë  Bislimi në Hungari, takohet me ministrin për Çështje të BE-së


“Pres një reagim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës të shërbimeve kompetente. Lutjet tona janë me të lënduarit. U uroj shërim dhe kthim sa më të shpejtë në shtëpitë e tyre”, ka shkruar Spasovski.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *