KryesoreOpinion/Aktualitet

Një e enjte e Kuvendit/ Vaksinat i certifikon EMA apo Hungaria?

Një ndër pikat më të përmendura sot në kuvend ishin vaksinat e përdorura në Shqipëri kundër covid-19.
Shqipëria, për fat të keq, renditet e fundit në Evropë nga ana e FMN-së për vaksinimin e popullsisë, por gjithashtu edhe për numrin e lartë të rasteve me infektim. Gjithashtu, Shqipëria rendit e fundit edhe përsa i përket paketave ekonomike ndaj pandemisë, pra në ndihmën financiare që i ka ofruar qytetarëve dhe bizneseve.

https://www.rrugapress.al/edhe-fmn-nxjerr-bllof-qeverine-shqiperia-me-numrin-me-te-larte-te-vdekjeve-ne-kohen-e-covid-it/

https://www.rrugapress.al/fmn-shqiperia-ka-vdekshmerine-me-te-larte-shtese-ne-europe-ne-pandemi/


Pavarësisht shifrave, qeveria mohon çdo të dhënë që pasqyron keqmenaxhimin dhe dështimin e qeverisë. E kemi parë se sa herë që një kritikë e madhe lëkund themelet e partisë, një ushtri me pionerë piarësh vendoset në gatishmëri, që të ngjisin krisjet.


https://www.rrugapress.al/rritja-e-cmimeve-si-pandemia-kap-mat-qeverine/

https://www.rrugapress.al/rritja-e-cmimeve-ne-shqiperi/


Por përtej çdo kritike nga kushdo qoftë ajo, KM dhe qeveria e tij në fund të fundit nuk shqetësohen as për kritikat as për jetësen e shqiptarëve.
Sot në Kuvend qeveria u akuzua për llojin e vaksinave të përdorura te qytetarët. Që prej fillimit të vaksinimit, shumë analistë apo portale kanë nxjerrë të dhënat të cilat qeveria nuk i ka publikuar, në lidhje me origjinën dhe kontraktat e bëra për vaksinat. Duke mos pasur transparencë në lidhje se me çfarë po vaksinohet populli shqiptar, detyrën që i takon qeverisë, duhet ta bëjnë gazetarët e pakët të pakapur.

Deputeti i PD-së Tritan Shehu i renditi disa pika Ministres Manastriliu:

  1. Vaksianat e përdorua në Shqipëri janë të pacertifikuara nga EMA.
  2. Vdekjet janë fshehur duke i’u ndryshuar diagnoza.
  3. Shqipëria ka 3.2 vdekje në ditë për 1 milionë banorë.
  4. OBSH rekomandon në bazë të certifikimeve që bëjnë shtetet e tjerë.
  5. Shtetet e BE-së përdorin vaksina të certifikuara nga EMA. Merrni shembullin e Kosovës.

Pjesa tjetër e fjalimit të deputetit Shehu ishte “ja u kemi thënë ne zonja ministre” dhe kjo fjali më pas u përsërit shumë.

Nga ana tjetër Ministrja Manastriliu i’u kundëpërgjigj duke i thënë se:

  1. Qeveria ka nënshkruar me kompaninë Pfizer dy muaj para nisjes së vaksinimit në Shqipëri.

Pyetje: Pse shqiptarët janë vaksinuar me Covax dhe Sputnik në qoftëse ka patur një kontrate me Pfizer?

  1. Vaksinën Covax e përdorin 41 shtete, ndërsa Sputnik 72 shtete, ndër to janë Kina, Rusia, Serbia, Hungaria, Koreja e Jugut, etj.

Këto shtete që përmendi ministrja janë shtete me prirje neofashiste. Serbia është shteti me të cilin jemi në konflikt edhe pse qeveria shqiptare jo, por ne si popull. Hungaria njihet për reprezalin e saj ndaj qytetarëve dhe gazetarëve. Madje BE-ja nuk po ndalon së kritikuar mbi metodat e saj të qeverisjes. Rusia dhe Kina njihen mjaft mirë dhe të gjithë e njohin formën autokratike që përdorin këto shtet për qeverisje. Ndoshta përafria që ndjen ministrja me qeveritë e sipërpërmendura ia jep lehtësinë që të gjejë te to justifikimin e përdorimit të vaksinave pa “vulë” nga BE-ja që aspirojmë.

  1. Ministrja shton edhe se vaksina kineze është miratuar nga SHBA-ja. Të gjithë e dimë që SHBA-ja dhe Kina kanë papajtueshmëri shumë më të thella që të bien dakort për vaksinën.
    Nëse dikush do të udhëtojë jashtë Shqipërisë, nuk do ia njohin vaksinën kineze apo ruse. Sepse këto vaksina nuk janë çertifikuar nga EMA dhe as nga FDA. Njëlloj do të vepronte edhe SHBA-ja.
    Qeveria shqiptare duhet ta marrë seriozisht jetën e qytetarëve të saj ashtu siç edhe parlamenti, i cili sot ishte i zbrazët dhe i çinteresuar deri në venitje.
    Ndërkohë që kolegu i saj Luçiano Boçi po fliste për tre rastet e vajzave viktima të dhunës dhe përdhunimit, deputetja Grida Duma ishte tepër e përqëndruhar në muhabet rastësor, dikë e zinte gjumi, dikush tjetër luante me telefonin e tij, dikush tjetër buzëqeshte po me telefonin e tij.
    Disa të tjerë, në mungesë të Ramës dhe Bashës, morën guximin të dalin në foltore. E zbulon shpejt defiçencën, sepse as që e ngrejnë kokën nga fleta që lexojnë dhe ndihet që nuk e kanë idenë se ç’po lexojnë.
    Fytyra e tyre me letrën nuk përkojnë, por të paktën përpiqen të jenë seriozë, ndryshe nga shefat e tyre që veç shahen.
Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *