Bota

Një djalë i vogël në Afganistan është bllokuar në pus prej dy ditë

Ekipet e shpëtimit po përpiqen që të arrijnë te një djalë që ka mbetur i bllokuar në pus në Afganistan prej dy ditësh, raporton BBC.

Një video në rrjetet sociale tregoi djalin, Haider, të zënë brenda pusit në një zonë të shkatërruar në provincën Zabul.

Që kur u bllokua të martën, gjendja e djalit raportohet të jetë përkeqësuar. Raportohet se djali është 5-vjeç.

Por, shpëtuesit që po gërmojnë një tunel për të arritur te djali janë afër për ta nxjerrë jashtë atë, ka thënë një zyrtar atje.

Lexo më shumë  Ukrainasit dëmtojnë aeroplanët rusë

Në video shihet se djali mundi të lëvizte duart dhe pjesën e sipërme të trupit.

“A je mirë djali im?”, dëgjohet ta pyesë babai i tij. “Flit me mua dhe mos qaj, po punojmë për të të nxjerrë”.

“Në rregull, do të vazhdoj të flas”, përgjigjet djali.

Haideri ra në pus pasi rrëshqiti aty. Ekipet u munduan ta shpëtonin të martën por duke tentuar ai ngeci.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm polak thërret për riarmatim afatgjatë të Evropës

Mendohet që thellësia ku është bllokuar ai është 25 metra.

Kjo ngjarje po ndodh pas fatkeqësisë që i ndodhi djalit në Marok më pak se dy javë më parë, i ngecur në një pus për katër ditë dhe vdiq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *