Lajme

Një ditë para votimit në Kuvend, Gjykata Kushtetuese pezullon ratifikimin e marrëveshjes Rama-Meloni

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim çështjen.

Ndërkohë se mësohet se ratifikimi i saj në Kuvend është pezulluar. Seanca për këtë cështje në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet më 18 janar.

Cështja u dërgua në Kushtetuese nga një grup deputetësh të opozitës. Me shpejtësi mazhoranca ndërkohë kishte vendosur ta ratifikonte në Parlament gjatë seancës së kësaj të enjte.

Lexo më shumë  Gjermania zoton 90 milionë euro për punësim, energji dhe integrim të Kosovës në BE

Protokolli Rama-Meloni parashikon strehimin e përkohshëm në Shqipëri të rreth 36 mijë emigrantëve nga vendet afrikane që zbarkojnë në brigjet italiane.

Kampet e refugjatëve do të ngrihen në Shëngjin. Pala italiane ndërkohë e ka ratifikuar në Parlament këtë marrëveshje.

Rruga Press

YouTube player