KryesoreLajme

Një ditë para vendimit final, Shqipe Mehmeti-Selimi: Të bindur për fitoren në fund

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka përcjellë një mesazh nga Haga, një ditë para shpalljes së aktgjykimit final ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Betejë pas beteje! Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund!”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  Lufta me Iranin i kushtoi SHBA-së 33.4 miliardë dollarë

Mesazhi i saj vjen në prag të një dite vendimtare, pasi nesër në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi final në çështjen gjyqësore ndaj Rexhep Selimit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Me fjalët e saj, Mehmeti-Selimi ka shprehur vendosmëri dhe besim në përfundimin e procesit, duke e cilësuar rrugëtimin si një betejë pas tjetrës.

YouTube player