Bota

Një bombardues rus SU-34 rrëzohet në Kaukaz

Një bombardues rus, SU-34, u rrëzua në malet e Kaukazit gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë ekuipazhit në bord.

Agjencitë ruse të lajmeve, që citojnë Ministrinë e Mbrojtjes në Rusi, thonë se shkak mund të jetë një dështim teknik.

“Një avion SU-34 i Forcave Ajrore Ruse u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar stërvitor në një zonë malore në Republikën e Osetisë së Veriut – Alanisë”, shkroi agjencia RIA.

Lexo më shumë  "Përmirësimi i arsenalit tonë bërthamor është thelbësor" - Macron: Do rrisim numrin e kokave bërthamore

“Aeroplani u rrëzua në një zonë të shkretë. Nuk ka shkatërrime në tokë, ndërsa ekuipazhi humbi jetën”, sipas saj.

Nuk është ende e qartë se sa njerëz ishin në bord.

Sukhoi SU-34 – me origjinë sovjetike – është një avion luftarak-bombardues supersonik me rreze të mesme veprimi.

YouTube player

Lexo më shumë  Arabia Saudite thotë se ka "zmbrapsur" dronët që përpiqeshin të godisnin një ndër objektet më të mëdha të rafinimit dhe eksportit të naftës në botë