Sport

Një autogol eliminon Strugën nga Champions League

FC Struga, skuadra shqiptare, kampione në fuqi e Maqedonisë së Veriut, është eliminuar nga Champions League, pasi u mposht në ndeshjen e kthimit 1-2 nga lituanezët e Zalgiris.

Ekipi i trajnerit Duro kaloi në avantazh në pjesën e dytë me anë të Ibraimit, i cili ktheu në gol një 11-metërsh, por u ndëshkua me dy gola të shpejtë nga miqtë. Vetëm 2 minuta nga avantazhi që i dha Ibraimi, lituanët barazuan rezultatin, ndërsa në minutën e 84, Radiç shtangu ekipin shqiptar me një autogol me shijen e hidhur të eliminimit.

Ndeshja e parë mes dy ekipeve ishte mbyllur në barazim pa gola. Tashmë Struga do ta vazhdojë aventurën e saj në Europë në Conference League.

Rruga Press

YouTube player