Lajme

Një anije ruse me grurë në Portin e Durrësit. A po shkel Rama embargon? (FOTO)

Nga Boldnews.al

Ndërsa Kryeministri Edi Rama mburrej në konferencën e donatorëve, se Shqipëria ka dhënë ndihma dhe po mbështet Ukrainën në çdo nismë ndërkombëtare, në Portin e Durrësit mbërrin një anije ruse e mbushur me grurë.

Embargo e vendosur nga SHBA, BE dhe shumë shtete të tjera ndaj mallrave, bankave dhe pasurisë së oligarkëve rusë, po shkelet haptas nga Shqipëria.

Boldnews.al ka mësuar se anija Ohotsk me flamur rus, është nisur nga porti i Rostovit në Don, (port Rus) dhe ka destinacion Portin e Durrësit.

Një anije me grurë rus më shumë në Evropë nuk ka asnjë ndikim, por kafshata duhet t’i mbesë në fyt qeverisë shqiptare, që tjetër shfaqet dhe tjetër vepron. Propaganda e pushtetit këtu në katundin tonë është ushqim imagjinar që dëmton trurin dhe lë bosh stomakun, por hiri në sytë e faktorit ndërkombëtar nuk mund të hidhet kaq lehtë.

Pak ditë pas sulmit rus ndaj Ukrainës shumë vende, përfshi edhe Shqipërinë vendosën embargo ndaj rusisë ku nisnin që nga bllokimi i llogarive bankare dhe pasurive fizike, deri në ndalimin e plotë të eksportit të mallrave ruse. Edhe më parë ka pasur të dhëna se anijet ruse përdorin Portin e Durrësit jo vetëm si vend depozitimi të mallrave, por edhe për tregti të drejtëpërdrejtë.

Lexo më shumë  Nga Gaza në Hënë/ Publikohet lista me 25 vendet e rrezikuara, pjesë edhe Shqipëria

Jo më larg se para tre ditësh në Parlamentin e Shqipërisë foli nëpërmjet një videomesazhi presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ku kërkoi specifikimisht që të mos lejohet në porte futja e anijeve me mallra ruse dhe të bëhet kujdes me turistët që mund të vijnë në Shqipëri përgjatë verës.

Duartrokitje në Parlament, ku Rama dhe ministrat shihnin njëri-tjetrin me mburrje se qoftë edhe për pak kohë gazetat ndërkombëtare do të “kenë mirësinë të shkruajnë për bamirësin Rama”.

Ministreshat e tij mbushën dynjanë se Amerika dhe ne ishim të parët që mbajtëm qëndrime të forta kundër Rusisë pas pushitimit të Ukrainës. Gjetën edhe një shprehje nga fjalorthi Rilindas duke e quajtur Shqipërinë si “bashkëpenëmbajtëse” në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Lexo më shumë  Bekim Hamëz Jashari: Nuk kam fjalë! Për aksionet e policisë në veri thonë dhunë, për institucionet paralele prokuroria thotë s'ka prova

Një milionë euro premtoi Rama sot se qeveria jonë do i dërgonte për rimëkëmbjën e Ukrainës, ndërsa nga ana tjetër me një qëndrim të paprecedent po lejon të livadhisin lirshëm anijet ruse në portet tona.

Ministret Olta Xhaçka dhe Elisa Spiropali gati sa nuk thanë se ata po e sillnin “lirinë” Ukrainës, duke qenë vendi pararojë që “krah për krah” me SHBA-në e vendosën gjigantin rus në vështirësi. Kudo ku ka shfaqje nuk mund të mungojë as kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ku me skenar, regji dhe me aktrimin personal mbajti një tubim mbështetës ndaj Ukrainës duke u shtrënguar në krahët e ambasadorit të Ukrainës dhe asaj Amerikane.

Shfaqja mbaroi, tashmë është koha e marifeteve qeveritare që po shkelin embargon ndërkombëtare. Aq lehtë nuk mund të kalojë kur flamuri rus valëvitet në portet tona.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *