Sport

“Niveli i volejbollit po rritet”, Osman Qepa optimist për të ardhmen: Sportistët shqiptarë po promovohen edhe në Europë

Osman Qepa ka përjetuar një sezon mjaft të mirë në sportin e volejbollit, ku ka fituar edhe trofeun e parë në karrerë me Partizanin. 

Volejbollisti shqiptar ka dhënë një prononcim për “Ora Sport“ në “Ora TV“, ku është shpallur edhe më i miri i vitit në sportin që ushtron. Qepa duket optimist për të ardhmen, teksa shprehet se niveli është rritur në vitet e fundit.

Lexo më shumë  Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Niveli kohët e fundit ka filluar të rritet. Po punohet edhe me grupmoshat. Të gjitha ekipet kanë grupmosha. Është një gjë shumë e mirë, sepse do ketë prurje në volejboll. Arritja më e madhe është që sportistët shqiptarë po promovohen edhe jashtë vendit. Kemi volejbollistë mjaft të mirë që po luajnë edhe në kampionatet europiane”, ka thënë Osman Qepa

Lexo më shumë  Sukses historik i Deçiqit, katër skuadra shqiptare në Champions

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *