Kuriozitete

Nisma e veçantë e ish-ushtarit, ndërton kështjellë për të ndihmuar njerëzit me probleme të shëndetit mendor

Një ish-ushtar me çrregullim të stresit post-traumatik ka ndërtuar një kështjellë  për të ndihmuar personat që vuajnë nga shëndeti mendor. Mike Allen ndërtoi kështjellën  që të mund të zhvillohen seanca për të ndihmuar personat e tjerë që kanë kaluar probleme të ngjashme me të, shkruan BBC

Përveç PTSD-së, 41-vjeçari, i cili shërbente në Afganistan, ishte gjithashtu i pastrehë. Ai filloi ta ndërtonte kështjellën në vitin 2019, me ndihmën e veteranëve dhe specialistëve, duke përdorur gurë dhe pemë. Qëllimi i tij është të mbështesë rehabilitimin e veteranëve dhe personave të tjerë që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, raporton abcnews.al

Majk shtoi se kishte vënë re një përmirësim të dukshëm në shëndetin e tij mendor gjatë procesit të ndërtimit.

“Ndërtimi i kështjellës ka qenë diçka që më ka ndihmuar, të përmirësohem edhe vetë dhe një mënyrë për të mbajtur veten të zënë me punë. “Ka qenë vërtet e dobishme të ndihmosh të tjerët,” shtoi ai.

Rruga Press

YouTube player